ZYRTARE/ Goditje e Bylisit, rikthen në Superiore fantazistin që fitoi titullin me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2025 | 22:19

ZYRTARE/ Goditje e Bylisit, rikthen në Superiore fantazistin që fitoi titullin me Partizanin

Viktor da Silva është prezantuar ditën e sotme te Bylisi. Një goditje e madhe nga ballshiotët me mesfushorin që u shpall kampion me Partizanin.

ZYRTARE/ U largua nga Partizani, Da Silva prezantohet te skuadra e re - Sport

Braziliani do të jetë i gatshëm në sfidën e sotme ndaj Egnatias.

Postimi i plotë

✍️NJOFTIM!
🤝FK BYLIS zyrtarizon dhe prezanton brazilianin Viktor Da Silva. Mesfushori me tipare sulmuese nuk është një emër i panjohur, pasi më parë ka luajtur me klubet e Vllaznisë dhe Partizanit në Superioren tonë, duke lënë gjurmë dhe spikatur me performancën dhe golat e tij.
Braziliani Da Silva është vënë nën urdhërat e stafit tenik dhe pritet që të jetë një forcë më shumë në organikën e skuadrës sonë dhe do të jetë gati që në sfidën e sotme ndaj Egnatias.