ZYRTARE/ Fitoi titullin me Ilir Dajën, Tirana emëron drejtorin e ri sportiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2025 | 11:42

ZYRTARE/ Fitoi titullin me Ilir Dajën, Tirana emëron drejtorin e ri sportiv

Omer Bunjaku është drejtori i ri sportiv i Tiranës. Ky pozicion nuk ishte zëvendësuar te Tirana, që pas largimit të Agim Ibraimit. Tashmë është detyra e Bunjakut për të bërë më të mirën, ndërsa më parë ka kontribuar te Shkupi dhe Ballkani.

Screenshot 2025-09-08 113734

Bunjaku fitonte titullin kampion me Ballkanin në Kosovë, ndërsa Ilir Daja ishte trajner. Për të është eksperienca e parë në Shqipëri.

Njoftimi i Tiranës:

“Klubi i Futbollit Tirana prezanton drejtorin e ri sportiv, Omer Bunjaku. Me një përvojë të gjatë në menaxhimin e klubeve jashtë vendit, Bunjaku ka qenë pjesë e disa projekteve të rëndësishme në futboll.

Ai ka mbajtur role drejtuese dhe është angazhuar në ndërtimin e strukturave sportive që kanë sjellë sukses të qëndrueshëm si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. E presim me besim dhe i urojmë mirëseardhje në shtëpinë bardheblu!”

PANORAMASPORT.AL