Postuar: Gusht 7, 2025 | 9:22
ZYRTARE/ Fitoi gjithçka me Egnatian, futbollisti rikthehet te ish-klubi i tij jashtë Shqipërisë
Alesandro Ahmetaj është zyrtarisht lojtar i ND Gorica. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi slloven që luan në kategorinë e dytë.

Ai shkëlqeu në dy sezone te Egnatia, ku fitoi kampionatin, Superkupën, Kupën. Më pas mesfushori i qendrës u bashku me Flamurtarin në merkaton e dimrit ku kontribuoi në ngjiten e klubit në Superiore.
Tashmë ai rikthehet te ish-skuadra e tij ku ishte pjesë e sezoneve 2021/23.
PANORAMASPORT.AL













