Postuar: Korrik 5, 2025 | 17:16
ZYRTARE/ Firmos një shtatlartë për sulmin, rivalët e Partizanit në Europë përforcohen sërish
Enrike Esono është zyrtarisht lojtar i Nome Kalju. Rivalët e Partizanit në Europë janë përforcuar në sulm me 21-vjeçarin, që afrohet nga ekipi i dytë i Polisia Zhitomir në Ukrainë.

Esono ka firmosur kontratë të vlefshme deri në fundin e vitit 2028. Pritet të jetë i gatshëm për Kaljun, që ndaj Partizanit.
Shtatlarti Esono është përforcimi i dytë i Kaljus gjatë kësaj merkato vere. Më parë është prezantuar një tjetër sulmues, pikërisht Matias Manilan.
PANORAMASPORT.AL













