ZYRTARE/ Eksperienca e fundit ishte në Superiore, ish-mesfushori i Kombëtares emërohet trajner i parë në klubin italian
Nis një aventurë e re shumë interesante për Ledian Memushajn. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, është zyrtarizuar si trajner i parë në Itali, duke nisur tashmë i vetëm karrierën në pankinën e një skuadre për të rritur.

Memushaj, pas eksperiencave si trajner i të rinjve të Peskarës dhe asistent i Luixhi Di Biaxhos te Dinamo, ka qenë për rreth vit larg fushave të lojës, duke plotësuar ndërkohë licencat përkatëse të UEFA-s. Por ai po priste momentin e duhur i cili është shfaqur tashmë në Serinë D italiane.
Ai ka marrë drejtimin e klubit të Leon në krahinën e Lombardisë, një skuadër që gjendet në Grupin B të Serisë D dhe kishte vendosur të bënte ndryshimin e trajnerit pas një starti jo të mirë të kampionatit.
Klubi ka bërë zyrtar emërimin e Memushajt, i cili tanimë do të jetë për herë të parë në pankinë si trajner i parë në këtë aventurë që mund të shënojë një pikë kthese në karrierën e re që ka ndërmarrë.
PANORAMASPORT.AL













