ZYRTARE/ Egnatia e shiti për 400 mijë euro, mesfushori ndryshon skuadrën brenda vendit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2025 | 18:16

ZYRTARE/ Egnatia e shiti për 400 mijë euro, mesfushori ndryshon skuadrën brenda vendit

Xhekson Kenio ka firmosur për Audën në Letoni. Fantazisti që dikur ishte pjesë e Egnatias mbylli aventurën, që zgjati vetëm disa muaj te Riga.

Screenshot 2025-07-05 181115

26-vjeçari shkëlqente me Egnatian në Shqipëri. Më pas transferohej për një shifër rreth 400 mijë euro te Istanbulspor.

Në këtë vit aventura e brazilianit është përqëndruar në Letoni. Auda ka pretendime për të mbetur në zonën e Europës, pasi aktualisht mban vendin e tretë.

Për këtë edhe investoi te Xhekson. Ky i fundit ka humbur mjaft shumë nga vlera e mëparshme në treg, duke u vlerësuar 350 mijë euro aktualisht në “transfermarkt”.

PANORAMASPORT.AL