ZYRTARE/ Egnatia e shiti pa provuar shijen e titullit, sulmuesi largohet sërish në janar për 300 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2026 | 21:56

ZYRTARE/ Egnatia e shiti pa provuar shijen e titullit, sulmuesi largohet sërish në janar për 300 mijë euro

Gytis Paulauskas është lojtari më i ri i Jeju SK. Klubi i elitës në Japoni e ka afruar sot dhe po ashtu jepen detajet e transferimit të 26-vjeçarit nga Lituania.

Screenshot 2026-01-05 215458

Ish-lojtari i Egnatias ishte për herë të fundit pjesë e Zemplin Miçalovsce në Sllovaki. Për të blerë kartonin e tij, klubi japonez raportohet se ka paguar 300 mijë euro për ta afruar në skuadër.

Paulauskas ishte pjesë e Egnatias në sezonin 2023/24. Asokohe shitej në të njëjtën periudhë, pikërisht janar, te Kolos Kovalivka duke humbur mundësinë e përjetimit të titullit.

PANORAMASPORT.AL