ZYRTARE/ E pret Tirana, klubi falenderon mesfushorin që vlerësohet 800 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2025 | 14:53

ZYRTARE/ E pret Tirana, klubi falenderon mesfushorin që vlerësohet 800 mijë euro

Fredi Alvarez është zyrtarisht pa skuadër. Klubi i Liberias njoftoi nga Kosta Rika se ka ndarë rrugët me 30-vjeçarin duke e falenderuar për bashkëpunimin.

Screenshot 2025-12-26 145303

“Panorama Sport” raportoi më parë se Alvarez do të përfaqësojnë bardheblutë në vazhdim. Mesfushori ofensiv nga Kosta Rika vlerësohet 800 mijë euro në tregun e “transfermarkt”.

Eskperiencën e vetme në Europë e kalonte më parë te Shkupi. Aty ku për dy vite radhazi shpallej edhe “Lojtari i Vitit” në Maqedoninë e Veriut.

Tirana po përforcohet kështu pas disa largimeve me peshë. Alvarez ndërkohë shikohet si alternativa e duhur, për të shtuar forcat në mesfushë.

PANORAMASPORT.AL