ZYRTARE/ E ardhmja e sulmit të Shqipërisë firmos kontratë si profesionist me Lacion, gati debutimi me ekipin e parë
Flavio Sulejmani ka vendosur që të zgjatë bashkëpunimin me klubin e Lacios, teksa ka rinovuar marrëveshjen që kishte me bardhekaltrit, duke e zgjatur atë tashmë edhe si një futbollist profesionist.

Sulejmani, pjesë e rregullt në këto vite e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë, është që nga viti 2023 pjesë e të rinjve të Lacios, që e bleu nga Peruxhia për një marrëveshje që i afrohej shifrës 1 milion euro. Ai ka shkëlqyer me kampionatet e moshave të Lacion dhe këtë vit ka qenë vazhdimisht protagonist me gola në ekipin Primavera.
Sulmuesi 19-vjeçar, sot ka hedhur firmën në kontratën e re, që do ta bëjë pjesë të Lacios deri në vitin 2029. Pritet që së shpejti ai t’i bashkohet ekipit të parë të bardhekaltërve, për të qenë në dispozicion të trajnerit Sarri e për të bërë debutimin mes profesionistëve.
PANORAMASPORT.AL













