Postuar: Tetor 31, 2025 | 15:37
ZYRTARE/ Bordin jashtë pritshmërive te Tirana, zëvendësuesi i tij futet menjëherë në dhomën e zhveshjes
Roberto Bordin e ka mbyllur me Tiranën siç “Panorama Sport” raportoi ekskluzivisht, ndërsa në të njëjtën kohë është konfirmuar se Ardian Nuhiu është pasuesi i tij.

Nuhiu së fundmi është futur në dhomën e zhveshjes për t’u takuar me lojtarët, pasi stërvitja e paradites u anulua. Për momentin është zyrtarizuar vetëm largimi i Bordin me një postim në rrjetet sociale.
Faza e dytë e gjen kështu Tiranën me trajnerin e tretë të sezonit, pasi më parë është larguar edhe Vangjel Mile. Bardheblutë duan të rikthehen konkurrues me ish-trajnerin e Gjilanit, i cili në fundin e muajit të kaluar u largua nga “Skifterat”.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL













