Zabërgja i dedikon golin Hoxhës, Ilir Dajën e tërbojnë takat e harruara pranë tij. Njihuni me pikantet e Dinamo-Atletik Eskaldes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2025 | 12:11

Zabërgja i dedikon golin Hoxhës, Ilir Dajën e tërbojnë takat e harruara pranë tij. Njihuni me pikantet e Dinamo-Atletik Eskaldes

Nga tifozët e paktë në stadium, te “fiksimet” e Ilir Dajës. Këto dhe jo vetëm janë disa nga pikantet e mbrëmjes së djeshme që serviren nga “Panorama Sport”.hoxha– Ashtu siç pritej, numri i të pranishmëve në stadium ishte shumë i ulët. Numri i tyre nuk i kalonte as 500 tifozë.

-Kontrollin paraprak për rrjetat e portës e bën gjyqtari i katërt, i cili mesa duket nuk kërkon t’i lërë asgjë rastësisë.

– Trajneri Ilir Daja preferoi që të merrte sa më shumë vitamina gjatë ndeshjes. Pranë tij, kur qëndronte në këmbë, u pa një shishe ujë me ngjyrë, të cilën tekniku e përdorte sa herë donte të shuante etjen.

– Ilir Daja i nxjerr lojtarët në nxehje që në minutën e shtatë të sfidës, duke i paraprirë ndonjë situate të pakëndshme në lojë.

– Baton Zabërgja ia dedikoi golin kapitenit të dëmtuar, Rustem Hoxha. Ai shkoi te stoli dhe mori fanellën me numrin 5 dhe e ngriti lart.

– Spikeri në stadium ngatërron autorin e golit të parë. Në vend të Zabërgjës thërret emrin e Bruno Ditës. Një lapsus që u korrigjua shpejt, por la të habitur ata pak të pranishëm.

– Ilir Dajën e tërbojnë një palë taka të lëna pranë tij. I merr dhe i hedh me nerva drejt pankinës.

PANORAMASPORT.AL