Postuar: Nëntor 9, 2025 | 10:29
Ylli i Flamurtarit dëmtohet, Alban Bushi fton futbollistin e tretë nga Partizani për Kombëtaren U-21
Erald Maksuti është dëmtuar sipas një komunikate nga FSHF dhe do të mungojë te Kombëtarja U-21. Për këtë trajneri Alban Bushi ka ftuar Besar Gudjufin, që bëhet futbollisti i tretë nga Partizani te kuqezinjtë pas Gjergji Kotes dhe Rrok Tomës.

Njoftimi i FSHF-së:
“Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se lista e Kombëtares U-21 ka një ndryshim.
Sulmuesi i Flamurtarit, Erald Maksuti, nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Bylisit.
Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë sulmuesin e Partizanit, Besar Gudjufin, i cili do të bashkohet me ekipin në Moldavi”.
PANORAMASPORT.AL













