Vora pret Flamurtarin, Kasalla: Fitorja është detyrim, kam besim të plotë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2026 | 10:47

Vora pret Flamurtarin, Kasalla: Fitorja është detyrim, kam besim të plotë

Vora ka përfunduar përgatitjet për takimin e radhës, që do të luajë këtë të shtunë në stadiumin e vet, kundër Flamurtarit. Tashmë ajo është e gatshme për të bërë përballur këtë ndeshje delikate për ta.kasallaNë këtë takim vorakët kërkojnë të bëjnë paraqitjen më të mirë të tyre, përballë një rivali direkt në luftën për mbijetesë. Madje disa futbollistë të saj gjatë prononcimeve të ndryshme e kanë konsideruar si një “finale mbijetese”.

KASALLA- Po me këtë ide dhe konsiderim është dhe futbollisti që po shkëlqen tek Vora sidomos në këto ndeshjet e para të këtij viti, Irgi Kasalla që ishte dhe lojtar i ndeshjes së fundit kundër durrsakëve.

“Ndeshja e kësaj jave kundër Flamurtarit, do të jetë një duel, që merr vlera absolute dhe kërkon medoemos maksimumin e pikëve. Na duhet patjetër kjo fitore. Jemi përballë një rivali në luftën tonë të mbijetesës me vlerën e qëndrimit tonë në superiore. Në përballje që kërkon të japim gjithçka nga vetja jonë për skuadrën duke shërbyer në mënyrën më maksimale gjatë 90-minutave të lojës. Në këtë 90-minutësh janë fatet e të gjithë sezonit. Pavarësisht nga roli dhe rëndësia e këtij takimi, morali i skuadrës është i lartë dhe se kam besimin e plotë, se ne do ja dalim me sukses. Personalisht unë ndihme mirë me të gjithë, kam bërë ndeshje të mira në debutimin tim të parë në superior. Kërkoj vazhdimisht nga vetja, që të rris perfomancën time dhe të jem sa më aktiv në fushë në rolin tim të numrit 10 në skuadër”, tha ai.

AFRIMET – Vora edhe pse dukej e kompletuar këtë sezon, asaj i është dashur që të hyjë në merkaton e janarit nga vetë fakti se skuadra pati disa dëmtime të rënda, ku dy prej futbollistëve më të mirë të saj, siç është mesfushori Françesko Hasaj dhe golashënuesi më i mirë i saj, Bernard Karrica që arriti të shënonte 4 gola këtë sezon, u janë nënshtruar operacioneve dhe do të mungojnë gjatë skuadrës.

Kjo ka bërë që Vora afronte disa lojtarë për të pasur më shumë alternative në këto role. Kështu dy afrimet e para ishin Renaldo Torraj që erdhi nga Teuta, por edhe ai do t’i mungojë Vorës edhe tre ndeshje të tjera duke qenë se u dëmtua që në ndeshjen debutuese me Vorën e pikërisht në takimin ndaj skuadrës, nga ku ai erdhi.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL