Vllaznia në avantazh për Final Four, skenarët ku Dinamo i heq 70 milionë lekë dhe “bonusin”
Vllaznia dhe Dinamo do të luajnë ndeshjet e javës së fundit në Superiore, për të siguruar avantazhin e Final Four. Gjithçka vjen përmes vendit të dytë, që mbahet aktualisht nga kuqeblutë me një pikë më tepër.

Ka disa skenarë për këtë ndeshje, në të cilat dinamovitët mund të rimarrin vendin e dytë. Fillimisht, shkodranët nuk duhet të fitojnë pasi duke qenë një pikë para e kanë fatin e tyre në dorë.
Në rast se Vllaznia humbet vendin e dytë, Dinamos mund t’i mjaftonte barazimi. Kjo pasi qëndron më lart në ndeshjet direkte përballë shkodranëve. Duhet thënë se vendi i dytë fiton 70 milionë lekë të vjetra nga FSHF. Vllaznia në të njëjtën kohë është në garë dhe me Egnatian, për 100 milionë lekë të vjetra.
Vendi i tretë në Superiore merr 50 milionë lekë të vjetra, ndërsa ai i katërt pas 36 javëve fiton 20 milionë lekë të vjetra.
Vllaznia do të përballet me Laçin të dielën, ndërsa Dinamo me Tiranën. Të dy kundërshtarët respektivë do të kishin mundësi për të mbijetuar vetëm përmes fitores.
PANORAMASPORT.AL













