Vllaznia e lë si “okazion” për Superioren, reagimi i kuqebluve: Arritëm akordin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2025 | 17:42

Vllaznia e lë si “okazion” për Superioren, reagimi i kuqebluve: Arritëm akordin

Kristi Qarri u largua nga ekipi i Vllaznisë që në verë, megjithatë vetëm nga sot është zyrtarisht lojtar i lirë. Portieri që më parë luante për kuqeblutë, tregoi i pari se është i lirë.

qarri

Së fundmi e bëri edhe Vllaznia me një postim falenderues. Shkodranët tregojnë se ishte akord për ndërprerjen e parakohshme të kontratës.

Tashmë Qarri mund të shikohet si okazion në Superiore.

Njoftimi i Vllaznisë:

“KF Vllaznia dëshiron të bëjë me dije se ka arritur akordin me futbollistin Kristi Qarri për ndërprerjen e parakohshme të kontratës dypalëshe. Klubi e falenderon atë për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve me fanellën kuqeblu dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme”.

PANORAMASPORT.AL