Vlera e kartonit 3.5 milionë euro, ish-ylli i Skënderbeut mbetet pa… skuadër
Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Piter Olainka ka ndërprerë me marrëveshje të ndërsjellë kontratën e tij me klubin serb Crvena Zvezda! Lajmi është konfirmuar zyrtarisht klubi kampion i Serbisë, teksa 29-vjeçari tani ka mbetur pa skuadër, duke dalë lojtar i lirë.

Nigeriani, i cili iu bashkua skuadrës nga Beogradi në verën e vitit 2023 pas një aventure të suksesshme te Slavia Prague, nuk ka arritur të gjejë hapësirën e pritur në formacionin e parë. Në muajt e fundit, ai është aktivizuar me pikatore.

Deri tani nuk dihet destinacioni i radhës i Olainkës, por interes për të mësohet se kanë shfaqur disa klube nga Turqia dhe Arabia Saudite.

Kartoni i 29-vjeçarit, sipas “Transfermarkt”, vlerësohet 3.5 milionë euro. Gjatë karrierës së tij, sulmuesi veç Crvena Zvezdës është aktivizuar me disa klube të rëndësishme si Slavia Praga, Gent, Zulte Varegem, Dukla Pragë, etj. Kujtojmë që nigeriani u ble nga Gent në vitin 2016, 1.1 milionë euro, nga radhët e Skënderbeut.
PANORAMASPORT.AL













