Postuar: Prill 30, 2026 | 13:57
Vlen 30 milionë lekë, finalja mbyll kampionatin e rregullt në Kategorinë e Parë
Skënderbeu do të presë Laçin të hënën, më 4 maj. Sfida në Korçë nis prej orës 17:00, ndërsa vendos skuadrën kampione të Kategorisë së Parë.

Ekipi fitues merr një shpërblim prej 30 milionë lekësh të vjetër nga Federata Shqiptare e Futbollit. Skënderbeu shfaqet më i favorizuar për trofeun.
Ky takim ishte rezervuar fillimisht për të dielën, më 3 maj, bashkë me pjesën tjetër. Ndryshimi erdhi për shkak se nuk ka ndikim në pjesën tjetër të skuadrave, që po luftojnë për mbijetesë apo “play off”.
Bardhekuqtë mbajnë vendin e parë me 1 pikë më tepër se Laçi. Të dyja skuadrat i rikthehen elitës së furbollit shqiptar në edicionin e ardhshëm.
PANORAMASPORT.AL













