VIDEO/ Vllaznia mposht Pogradecin mes tensionit, goli i Gjinit kalon kuqeblutë në çerekfinalen e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2026 | 23:56

VIDEO/ Vllaznia mposht Pogradecin mes tensionit, goli i Gjinit kalon kuqeblutë në çerekfinalen e Kupës

Vllaznia do të jetë pjesë e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Edi Martini mposhtën Pogradecin me rezultatin 1-0.

bandicam 2026-01-10 16-44-38-872

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Elmando Gjini. Goditja e tij me kokë në minutën e 84-të përshëndeti rrjetën e Pogradecit.

Tensionet nuk munguan gjatë kësaj ndeshje. Në fund, Vllaznia siguroi kalimin me tej dhe Pogradecit i mbetet të përqëndrohet në Kategorinë e Parë për arritjen e objektivit.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

VLLAZNIA 1-0 POGRADECI

84′ Gjini

Goli i Gjinit: (VIDEO)

Rasti i Pogradecit: (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Jukaj; Gurishta, Çelikoviç, Gjini, Sala, Ara, Qato, Tafili, Murataj, Bismark, Kastrati

Trajner: Edi Martini

Pogradeci: Staniç; Toshevski, Pere, Greca, Zguro, Rodrigez, Pius, Smake, De Oliveira, Kasmollari, Danladi

Trajner: Emiljano Çela

PANORAMASPORT.AL