Postuar: Janar 25, 2026 | 22:10
VIDEO/ “Vetë e ke fajin!”, Vora vazhdon protestën ndaj gjyqtarëve: Nuk është hera e parë, kanë dalë të vjedhin në fshat
Te Vora ndjehen të vjedhur gjatë ndeshjes ndaj Teutës dhe e kanë bërë të qartë publikisht këtë qëndrim të tyre.

Fillimisht ishte trajneri Bellaj ai i cili pas ndeshjes akuzoi gjyqtarët për episodin e penalltisë në fund të sfidës që solli barazimin 1-1 apo edhe për momente të tjera të ndeshjes. Më pas, nëpërmjet rrjeteve sociale, klubi bëri akuzën e ardhës, por këtë herë me një video të vjetër humoristike të Luftar Pajës.
“Nuk është hera e parë. Vjedhjet vazhdojnë. Kanë dalë të vjedhin në fshat”, shkruhej në mesazhin e klubit që shoqëronte videon.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL













