VIDEO/ Vendos Jakupi në pjesën e dytë, ndeshja Shkëndija-Dinamo mbyllet me tre gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2025 | 23:55

VIDEO/ Vendos Jakupi në pjesën e dytë, ndeshja Shkëndija-Dinamo mbyllet me tre gola

Dinamo ka humbur ndeshjen me Shkëndijën e Tetovës. Këto të fundit e fituan miqësoren me rezultatin 2-1.

Screenshot 2025-07-01 185945

Golin e parë e shënoi Krasniqi te Shkëndija. Ishte minuta e 31-të, kur lojtari i tetovarëve kaloi në avantazh skuadrën e tij.

Për baraspeshën mendoi Itodo Mandela. Sulmuesi i Dinamos barazoi takimin në minutën e 41-të.

Takimin e vulosi goli i Jakupit te Shkëndija, kur luhej minuta e 66-të. Kujtojmë se skuadrat vijojnë përgatitjet për Europën, pasi Shkëndija do të luajë në kualifikueset e Champions dhe Dinamo në të Ligës së Konferencës.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

Shkëndija e Tetovës 2-1 Dinamo

31′ Krasniqi, 66′ Jakupi – 41′ Mandela

Formacioni i Dinamos: Teqja, Meksi, Dita, Loran, Neziri, Jonuzi, Maliqi, Nani, Bregu, Vila, Itodo.

PANORAMASPORT.AL