VIDEO/ U largua nga Vllaznia në verë, sulmuesi brazilian realizon dopietën e dytë në tri ndeshjet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2025 | 22:38

VIDEO/ U largua nga Vllaznia në verë, sulmuesi brazilian realizon dopietën e dytë në tri ndeshjet e fundit

Bruno Gomesh është kryefjala e Semen Padang në Indonezi. Ish-lojtari i Vllaznisë shënoi dopietë sot kundër Sleman, teksa skuadra e tij fitoi 2 me 4. Po ashtu Gomesh asistoi dhe një gol tjetër.

Screenshot 2025-01-26 163812

Braziliani kishte shënuar dopietë dhe në debutimin e tij. Kështu në tre ndeshje ku ka luajtur është në kuotën e katër golave dhe një asisti.

28-vjeçari qëndroi për 1 vit te Vllaznia duke e kaluar të plotë sezonin e kaluar. Dhe pse pati mundësitë e tij, nuk ia doli të lërë gjurmë.

Golat e Bruno Gomesh: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL