VIDEO/ Tripletë për sulmuesin shqiptar në Itali, tregohet i papërmbajtshëm në pjesën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2026 | 18:11

VIDEO/ Tripletë për sulmuesin shqiptar në Itali, tregohet i papërmbajtshëm në pjesën e parë

Shqipëria ka disa lojtarë të talentuar në Primavera 1 ku luajnë ekipet kryesore U-20 të Italisë. Një prej tyre është Frederik Tosku, që po spikat me Çezenën.

Screenshot 2026-03-16 181120

Tosku u tregua i papërmbajtshëm sot, pasi shënoi tre gola gjatë pjesës së parë në transfertën e Monzës. Sfida u fitua 1 me 3 dhe Çezena vendoset në vendin e tretë.

20-vjeçari i është bashkuar Flavio Sulejmanit në kuotën e 11 golave. Me 13 gola ndërkohë është Gabriel Kulla në të njëjtën listë.

Goli i parë: (VIDEO)

Goli i dytë: (VIDEO)

Goli i tretë: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL