VIDEO/ Tjetër goditje e rëndë pas derbit, Teuta kthen në “normalitet” Tiranën duke e mposhtur në shtëpi
Teuta ka mposhtur Tiranën me rezultatin 0-1 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 25-të të Superiores.

Pjesa e parë foli më tepër për Tiranën ku Tabeku pati edhe rastin më të mirë. Në pjesën e dytë ishte Teuta e trajnerit Enkelejd Dobi, që dominoi dhe tregoi më tepër dëshirë për fitoren.
Traversë e Maçollit, më pas shtyllë por dhe rast i pastër i humbur nga Arifi, bënë që durrsakët të dominonin. Goli i fitores erdhi nga Maçolli në minutën e 87-të. Kyi fundit shënoi nga penalltia.
Tashmë Tirana është kthyer sërish në zonën e ftohtë, aty ku edhe ka kaluar pjesën më të madhe të sezonit. Ndryshe për Teutën, që ndodhet vetëm 3 pikë larg Dinamos së vendit të katërt.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
TIRANA 0-1 TEUTA
87′(p) Maçolli
NGJARJET KRYESORE
90+7′ Mbyllet ndeshja, Teuta fiton 0 me 1 ndaj Tiranës.
90+7′ Selmani devijon në këndore goditjen e Verës. Tirana pranë barazimit.
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
89′ Jurgens dhe Arifi largohen, vendin e tyre e marrin Daci dhe Ismajli.
83′-87′ GOOOL! Tirana 0-1 Teuta/ Të gjithë protestojnë për penallti te Teuta. Jazxhi ndëshkohet me karton të verdhë. Lleshi ndali me dorë topin e goditur nga Kuqi. Fillimisht për Cjapin çdo gjë ishte e rregull. Pasi u thirr nga VAR, ndryshoi vendimin. Maçolli merr përsipër penalltinë dhe e kthen në gol. (VIDEO)
82′ Mysloviç ndëshkohet me karton të verdhë te Tirana për ndërhyrje të gabuar.
79′ Jazxhi dhe Kuqi marrin vendin e Votlait dhe Gonçalves te Teuta.
78′ Lleshi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar te Tirana.
78′ Gjuajtja e Boçit nga distanca përfundon shumë larg kuadratit. (VIDEO)
71′ Vogli merr vendin e Kobiljar te Tirana.
68′ E pabesueshme çfarë humbet Arifi. I vetëm përballë portierit Bekaj e dërgon topin jashtë. (VIDEO)
66′ Sërish një goditje për t’u harruar nga Xhixha. (VIDEO)
60′ Xhixha provon te Tirana me rastin e parë që i jepet. Topi përfundon jashtë.
58′ Largohen Mehmeti dhe Haxhiu, aktivizohen Xhixha dhe Ernest te Tirana.
56′ Goditja e Jurgens përfundon jashtë. Tjetër rast për Teutën.
52′ Maçolli rrëzohet në zonën e Tiranës. Për gjyqtarin Cjapi është çdo gjë e rregullt. (VIDEO) + (VIDEO)
51′ Sërish me fat Tirana. Shtylla ndal Arifin te Teuta. (VIDEO)
51′ Goditja e Mehmetit me kokë kontrollohet nga portieri Selmani. Rast i mirë edhe për Tiranën.
49′ Maçolli ndalet nga traversa. Fati është me ekipin e Tiranës. (VIDEO)
48′ Teuta shfaqet rrezikshëm me Gonçalves në fillimin e pjesës së dytë. Topi i goditur prej tij përfundon jashtë. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë.
45+1′ Mbyllet pjesa e parë, Tirana 0-0 Teuta.
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
45′ Pretendime për penallti te Teuta pas prekjes së topit me dorë. Gjyqtari Cjapi dhe VAR e konsiderojnë gjithçka të rregullt. (VIDEO)
44′ Votlai ndëshkohet me karton të verdhë te Teuta.
42′ Rafael tenton një supergol nga distanca. Topi përfundon mbi kuadratin e portës së Teutës. (VIDEO)
39′ Portieri Bekaj kontrollon topin e krosuar nga Gonçalves, më pas përplaset me Boçin. Ky i fundit ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor. (VIDEO)
39′ Mysloviç provon direkt nga goditja e dënimit. Kontrollon portieri Selmani.
32′ Lleshi ka pretendime për penallti te Tirana. Mbrojtësi ra në zonën e Teutës, por për gjyqtarin Cjapi ishte çdo gjë e rregullt. (VIDEO)
28′ Tabeku humbet rastin e artë për gol te Tirana. Mysloviç e shërbeu, por sulmuesi i bardhebluve nuk u tregua i saktë brenda zonës. (VIDEO)
23′ Gonçalves gjuan, por goditja e tij ndalet nga prapavija e Tiranës. Shfaqet edhe Teuta.
18′ Haxhiu kroson për Mehmetin. Ky i fundit nuk e shfrytëzon si duhet rastin e krijuar. Tabeku ishte i gatshëm për të përfituar, por nuk u kuptua me Mehmetin. Moment i mirë për bardheblutë. (VIDEO)
16′ Tirana vijon të qarkullojë topin. Teuta e vendosur mirë nuk lejon hapësira që të rrezikohet.
11′ Sfida ka ritëm në minutat e para. Tirana tregohet më kërkuese se miqtë.
1′ Nis ndeshja në stadiumin “Selman Stërmasi”.
FORMACIONET ZYRTARE
TIRANA: Bekaj, Vera, Lleshi, Kreshiç, Halili, Haxhiu, Rafael, Kobiljar, Mysloviç, Mehmeti, Tabeku.
Trajner: Ardijan Nuhiju
TEUTA: Selmani, Zhongo, Kotobelli, Përgjoni, Vila, Votlai, Maçolli, Jurgens, Boçi, Gonçalves, Arifi.
Trajner: Enkelejd Dobi
Gjyqtar: Kreshnik Cjapi
Asistentë: Ridiger Çokaj, Egin Doda
VAR: Juxhin Xhaja
PANORAMASPORT.AL













