VIDEO/ Teuta del nga kriza, gjen fitoren pas 10 ndeshjesh duke mposhtur Bylisin me përmbysje
Teuta ka siguruar sot një fitore shumë të rëndësishme për vijimësinë e saj në këtë sezon, pasi pas 10 ndeshjesh që nuk shijonte tre pikët, i ka marrë ato në shtëpi përballë Bylisit.

Në një përballje që nisi me shumë vrull, me gola nga miqtë dhe vendasit që në 5 minutat e para, sfida pa në vijim më shumë luftë se raste nga të dy skuadrat. Për të prishur ekuilibrin u desh një goditje dënimi spektakolare e Kotobellit, i cili kaloi në avantazh skuadrën e tij. Më pas durrsakët tentuan edhe golin e tretë, por pa sukses, ndërsa ballshiotëve nuk u bënë punë as ndërrimet dhe aktivizimi i emrave të afruar së fundmi në merkato.
TEUTA-BYLIS 2-1
5′ Votlai, 56′ Kotobelli / 3′ Marku
NGJARJET KRYESORE
90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Teutës.
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
89’ Ismajli merr vendin e Boçit në radhët e Teutës.
87’ Dos Santos ndëshkohet me të verdhë për faull në sulm.
86’ Pas një goditje dënimi, Marku provon edhe një herë portën me një devijim por me sferën që shkon jashtë. (VIDEO)
83’ Sanogo dhe Abdullahi hyjnë në fushë në vend të Sulovarit dhe Do Karmos në radhët e Bylisit.
80’ Dos Santos nuk përfiton nga një top në thellësi, teksa sinjalizohet në pozicion jashtë loje.
78’ Daci dhe Gonçalves hyjnë në fushë në vend të Vilës dhe Arifit në radhët e Teutës.
74’ Vila nga e djathta harkon në zonë për Arifin i cili nuk kontrollon topin e rrëzohet, me gjyqtarin Hamiti i cili bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)
72’ Stoilov dhe Dos Santos hyjnë në fushë në vend të Fokam dhe Ofori në radhët e Bylisit.
71’ Vila ka një mundësi të mirë të gjuajë në portë, por tentativa e tij bllokohet nga mbrojtja ballshiote.
67’ Votlai dhe Runei i lënë vendin në fushë Jurgens dhe Jazxhi në radhët e Teutës.
65’ Kamara ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyje ndaj Votlait.
62’ Momente tensioni në fushë pas një ndërhyrje të Votlait që nuk ndëshkohet nga gjyqtari Hamiti.
57’ Toli ndëshkohet me karton të verdhë.
56’ GOOOL TEUTA! Kotobelli ekzekuton një goditje dënimi në mënyrë perfekte dhe shënon golin e avantazhit. Futbollisti përlotet teksa ia kushton golin të atit të ndarë nga jeta pak ditë më parë. (VIDEO)
55’ Ndërhyrje e gabuar në dëm të Arifit në kufijtë e zonës, Hamiti akordon faull e jo penallti siç kërkonin durrsakët.
51’ Durrsakët pretendojnë për një tjetër prekje topi me dorë të Dimov në zonë, Hamiti lë lojën të vazhdojë e më pas pret edhe sugjerimin nga VAR, teksa në fund i qëndron vendimit të fushës. (VIDEO)
47’ Adeduro ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në sulm.
46’ Nuk ka ndërrime në radhët e ekipeve, nis pjesa e dytë e ndeshjes.
45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 1-1.
45’+2’ Boçi ekzekuton një goditje dënimi ballore, duke fluturuar topin shumë lart mbi traversë.
45’+2’ Marku ndëshkohet me karton të verdhë.
45’+1’ Durrsakët pretendojnë për prekje topi me dorë në zonë nga Kamara, gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)
45′ jepen 2 minuta shtesë.
45’ Maçolli tenton nga distanca, pa gjetur portën e ekipit mik.
44’ Pas një goditje këndi, Kotobelli gjuan me kokë por gjen përgjigjen e portierit të Bylisit. (VIDEO)
38’ Adeduro ndalohet në mënyrë të parregullt, por gjyqtari lejon avantazhin dhe më pas Pedro gjuan jashtë për ballshiotët. (VIDEO)
28’ Boçi niset në thellësi në të majtën, pasimi i tij në qendër përfundon te Arifi i cili gjuan dhe tund rrjetën e portës së ballshiotëve. Gjyqtari e anulon golin, ndërsa pritet konfirmimi i VAR i cili gjithashtu e cilëson të parregullt për pozicion jashtë loje gjatë aksionit. (VIDEO)

26’ Arifi hyn në zonë nga e majta, gjuajtja e tij devijohet nga mbrojtja.
20’ Ndeshje e luftuar nga dy skuadrat që nuk kursejnë edhe ndërhyrjet e ashpra, duke bërë që loja të ndalohet vazhdimisht.
15’ Një harkim nga e djathta e sulmit gjen Arifin në zonë, gjuajtja e këtij të fundit me kokë është shumë lart mbi traversë. (VIDEO)
10’ Bylisi i afrohet përsëri golit pas një goditje këndi ku Marku ul topin për Dimov, por ku i fundit gjuan mbi traversë. (VIDEO)
5’ GOOOL TEUTA! Pas një goditje nga këndi, Votlai me kokë gjen devijimin e duhur dhe i jep barazimin e shpejtë ekipit. (VIDEO)
3’ GOOOL BYLISI! Pas një goditje dënimi të Sulovarit, Marku devijon para Selmanit dhe gjen golin e avantazhit. (VIDEO)
1’ Nis dueli në “Niko Dovana”.
FORMACIONET ZYRTARE
Teuta: Selmani, Zhongo, Maçolli, Boçi, Kotobelli, Florjan Përgjoni, Runi, Arifi, Vila, Votlai
Trajner: Enkelejd Dobi
Bylis: Ozois, Negru, Adeduro, Kamara, Dimov, Sulovari, Ofori, Marku, Fokam, Arli Përgjoni, Do Karmo
Trajner: Mirel Josa
PANORAMASPORT.AL













