Postuar: Shkurt 22, 2026 | 13:29
VIDEO/ Te Partizani e kujtojnë me nostalgji, Ekuban shënon gol me rëndësi në Seria A
Kaleb Ekuban është një nga lojtarët e huaj më të mirë, që ka luajtur te Partizani. Sulmuesi nga Gana është pjesë e Xhenoas në Seria A. Sot ndërkohë ka gjetur golin e radhës, ndërsa përballë është Torino.

Pjesa e parë u mbyll 2 me 0 për Xhenoan. Goli i Ekubanit u shënua në minutën e 40-të, për të vulosur fraksionin e parë.
Ekubani e ka golin e tretë në kampionat për këtë sezon, me ekipin që synon mbijetesën. Te Torino ndërkohë bie në sy rikthimi i Ismajlit nga dëmtimi, ndërsa sot është i gatshëm në stol.
Goli i Ekuban: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













