Postuar: Mars 18, 2026 | 16:05
VIDEO/ Të gjithë lojtarët rrethojnë gjyqtarin, shikoni çfarë ndodh në Kategorinë e Parë
Kategoria e Parë po luan sot ndeshjet e javës 27. Një prej ndeshjeve që nisi në orën 15:00 është Kastrioti-Burreli. Episodi i minutës së 20-të, kur Burreli fitoi penallti, solli protestat e vendësve në stadiumin “Redi Maloku”.

Të gjithë lojtarët e Kastriotit rrethuan gjyqtarin Erald Demiraj. Ky i fundit ishte i prerë me vendimin e tij, ndërsa nuk tregoi karton të verdhë.
Mëllugja e mori përsipër penalltinë për Burrelin dhe e ktheu në gol për rezultatin 1-1. Kastrioti shënoi sërish, për ta mbyllur 2 me 1 pjesën e parë.
Episodi në stadiumin “Redi Maloku”: (VIDEO)
Goli nga penalltia: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













