VIDEO/ Talenti i Partizanit vulos fitoren, Shqipëria U-21 i jep leksion Ukrainës në “Elbasan Arena”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2025 | 23:48

VIDEO/ Talenti i Partizanit vulos fitoren, Shqipëria U-21 i jep leksion Ukrainës në “Elbasan Arena”

Shqipëria U-21 u rikthye sot në fushë, ndërsa mati forcat me Ukrainën U-21. Ky takim miqësor u fitua me rezultatin 2-0 nga kuqezinjtë. Gjithçka nisi prej orës 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

bandicam 2025-11-17 18-06-24-435

Të besuarit e trajnerit Alban Bushi korrën këtë fitore, pikërisht pas asaj në miqësore me Moldavinë U-21. Goli i parë u regjistrua me VAR, ndërsa autor ishte Ermir Rashica.

Fati i takimit u vulos nga talenti i Partizanit, Gjergji Kote që u aktivizua disa minuta para fundit. Asisti i Kevin Dodajt ishte vendimtar, për të fituar ndeshjen 2 me 0.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

SHQIPËRI U21 2-0 UKRAINË U21

39′ Rashica, 90+5′ Kote

Goli i Rashicës: (VIDEO)

Goli i Kotes: (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

Screenshot 2025-11-17 180949

SHQIPËRI U-21: Simoni; Bashi, Ramaj, Fikaj, Kurti, Përndreca, Fetai, Shehu, Alili, Brruti, Rashica

Trajner: Alban Bushi

PANORAMASPORT.AL