VIDEO/ Takaj nuk u beson syve, korçarët në lot dhe Duka që bën humor me Laskajn. Ja çfarë ndodhi pas golit epik që i dha Laçit titullin përballë Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2026 | 23:58

VIDEO/ Takaj nuk u beson syve, korçarët në lot dhe Duka që bën humor me Laskajn. Ja çfarë ndodhi pas golit epik që i dha Laçit titullin përballë Skënderbeut

Laçi ka fituar sot titullin kampion në Kategorinë e Parë pas një fitoreje dramatike në minutën e fundit shtesë me shifrat 1-0 në Korçë përballë Skënderbeut vendas që kishte kryesuar kampionatin prej fillimit të tij.

dfsafadfsadsad

Skuadra kurbinase shënoi me Kurtin në fundin e takimit dhe mori tre pikët që lanë të tronditur vendasit. Kjo shihej qartë nga shikimi i presidenti të Skënderbeut, Ardian Takaj, i cili kishte mbetur i shtangur duke parë festimet e kurbinasve dhe se si ekipi i tij humbi titullin pikërisht në sekondat e fundit të sezonit.

SHIH VIDEON

Pas vërshëllimës përfundimtare, kurbinasit vazhduan festën, ndërsa lojtarët e Skënderbeut përfunduan në tokë të dëshpëruar, me portierin Dobjani i cili i përlotur u rrethua edhe nga tifozë që kishin hyrë në fushë.

Ndërkohë, në tribunë ishte presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ai i cili përtej komplimenteve për presidentin e Laçit, Pashk Laskaj, shihet teksa po bënte shaka me të.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL