VIDEO/ Podiumi si ngushëllim, Partizani përmbys Dinamon me 6 debutues në… finalen e vogël
Sot në orën 19:00 nisi finalja e vogël e Final Four në “Elbasan Arena”. Partizani mposhti me përmbysje 1-2 Dinamon, që e mbyll kampionatin si vend i katërt.

Bregu realizoi fillimisht për Dinamon. Partizani reagoi, kur mendohej se çdo gjë do ishte e lehtë për dinamovitët.
Debutuesi Tedi Malaj, 17 vjeç, vendosi baraspeshën. Sulmuesi Gudjufi përmbysi rezultatin me fillimin e pjesës së dytë. Dinamo u tregua e pafuqishme për t’i shënuar portierit Tahri.
Dhe pse luhej për vendin e tretë, nuk ndryshon asgjë në llogaritë përfundimtare. Kjo pasi të dyja skuadrat kishin siguruar Europën.
Glen Daja zëvendësoi Ilir Dajën e pezulluar nga Disiplina. Dinamo nuk u kursye në këtë ndeshje duke luajtur me titullarët e përdorur gjatë sezonit.
Në anën tjetër trajneri Gega preferoi rotacionin nga përballja e fundit me Egnatian. Te Partizani debutuan plot gjashtë lojtarë. Tahri, Himallari, Malaj, Çipi, Ogunleje dhe Vata provuan emocionet e derbit nga porta në sulm. Dy emrat e fundit u aktivizuan nga stoli.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
DINAMO 1-2 PARTIZANI
16′ Bregu – 37′ Malaj, 46′ Gudjufi
NGJARJET KRYESORE
90+4′ Përfundon ndeshja, Partizani fiton 1 me 2. Të kuqtë e mbyllin sezonin si vend i tretë, ndërsa Dinamo në vendin e katërt. Të dyja skuadrat do të përfaqësojnë Shqipërinë në Ligën e Konferencës.
90′ Akordohen 3 minuta shtesë.
90′ Tahri ndal goditjen nga distanca të Bregut.
85′ Dita i lë vendin Kevin Mecas te Dinamo.
82′ Bregu ka pretendime për penallti te Dinamo. Lata e quan ndërhyrje të rregullt atë të Çipit. (VIDEO)
81′ Qardaku merr vendin e Meksit te Dinamo.
80′ Bintsuka gjen golin e tretë te Partizani duke bërë gjithçka mirë vetë. Në fund goli anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

76′ Himallari pranë supergolit. 16-vjeçari i Partizanit provon nga jashtë zone. (VIDEO)
70′ Zabërgja rrëzohet në zonë. Çdo gjë e rregullt sipas gjyqtarit Lata. (VIDEO)
67′ Goditja e Rufatit përfundon jashtë. Dinamo kërkon me ngulm barazimin. (VIDEO)
66′ Kazim Ogunleje merr vendin e Gudjufit te Partizani. Tjetër debutim për të kuqtë.
64′ Largohen Vila dhe Maliqi, aktivizohen Rufati dhe Gudiabi te Dinamo.
64′ Tahri dërgon në këndore krosimin që shkoi si goditje te porta e Partizanit.
61′ Meksi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrjen ndaj Malajt.
59′ Dion Vata merr vendin e Jatës së dëmtuar. Gega aktivizon një tjetër 16-vjeçar te Partizani.
55′ Bintsuka merr vendin e Vujnoviç, Sembene të Shanajt dhe Bytyçi të Osmanllarit te Partizani.
46′ GOOOL! Dinamo 1-2 Partizani/ Gudjufi shënon menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë. Ky është goli i parë për të me “demat”. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë.
45+4′ Mbyllet pjesa e parë me barazim 1-1. Goditja e Bregut ndalet nga shtylla në fund. (VIDEO)
45+1′ E djathta e Meksit përfundon jashtë. Dinamo kërkon të rikthehet tek avantazhi.
45′ Akordohet 3 minuta shtesë.
37′ GOOOL! Dinamo 1-1 Partizani/ Malaj gjen golin te Partizani. Goli rezulton i pavlefshëm fillimisht nga anësori, por më pas konfirmohet nga VAR. Si debutues, 17-vjeçari Malaj gjen golin te “demat”. (VIDEO)

36′ Tahri tregohet vendimtar me pritjet e tij te Partizani. Dinamo pranë golit të dytë. (VIDEO)
35′ Maliqi merr faull në limitet e zonës. Gudjufi e shkaktoi nga Partizani. (VIDEO)
29′ Mandela provon me të majtën. Topi i tij përfundon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
25′ Harkim i Osmanllarit, i cili gjen Gudjufin në zonën e Dinamos. Sulmuesi i Partizanit nuk godet si duhet. (VIDEO)
22′ Dinamo vazhdon të ketë kontrollin e lojës. Të kuqtë mbrohen.
16′ GOOOL! Dinamo 1-0 Partizani/ Aksion perfekt i dinamovitëve. Bregu gjen golin pas asistit të Maliqit. (VIDEO)
15′ Mundësi e artë për Bregun, të cilit i pason Zabërgja. Mbrojtja e Partizanit i mohon golin. (VIDEO)
12′ Jata jep një top për Vujnoviç në zonë. Ky i fundit ndalet nga portieri Sali. (VIDEO)
3′ Jata mundohet të bëjë gjithçka vetë te Partizani. Topi devijohet në këndore. (VIDEO)
1′ Zabërgja shfaqet rrezikshëm në fillimin e sfidës. Rasti i krijuar nuk shfrytëzohet si duhet nga dinamovitët.
FORMACIONET ZYRTARE
Dinamo: Sali; Loran, Hoxha, Aliji, Meksi, Dita, Maliqi, Vila, Bregu, Mandela, Zabërgja
Trajner: Glen Daja
Partizani: Tahri; Atanaskoski, Janjeva, Çipi, Osmanllari, Shanaj, Malaj, Jata, Gudjufi, Himallari, Vujnoviç
Trajner: Skënder Gega
PANORAMASPORT.AL













