VIDEO/ Plas sherri në fushë! Humbja e Partizanit B me lojtarë të Superiores sjell tension në fund të “finales” së Kategorisë së Tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2025 | 0:03

VIDEO/ Plas sherri në fushë! Humbja e Partizanit B me lojtarë të Superiores sjell tension në fund të “finales” së Kategorisë së Tretë

Partizani B nuk ia ka dalë të siguronte ngjitjen direkte në Kategorinë e Dytë edhe pse në radhët e kësaj skuadre aktivizoheshin vazhdimisht lojtarë të Superiores.

dfgfdgdfgdfgfdgfdg

Ekipi është mundur sot në ndeshjen përballë Eagle Football që ka siguruar vendin e parë në grupin e Kategorisë së Tretë edhe pse në radhët e “demave” kishte lojtarë që kanë luajtur në Superiore rregullisht si Bytyçi, Shanaj, Mando apo Jata.

Në fund të sfidës në fjalë, kishte momente tensioni mes dy skuadrave dhe në fushën e lojës plasi një sherr që përfshiu lojtarë të të dy ekipeve me tensionin që zgjati disa minuta.

ABDULLA-DUSHKU – PANORAMASPORT.AL