VIDEO/ Pesë gola në 8 duelet e fundit! Ish-sulmuesi i Skënderbeut i papërmbajtshëm, i shënon dopietë Beshiktashit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2026 | 20:41

VIDEO/ Pesë gola në 8 duelet e fundit! Ish-sulmuesi i Skënderbeut i papërmbajtshëm, i shënon dopietë Beshiktashit

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Soue, i cili me fanellën e korçarëve, fitoi “Këpucën e Artë” të Superiores, është duke kaluar një moment tepër pozitiv, në elitën e futbollit turk me fanellën e Rizesporit.

SOUE

31-vjeçari nga Gambia, i shënoi dopietë Beshiktashit të Kristjan Asllanit, në minutat 18 dhe 31, në duelin e vlefshëm për javën e fundit të Superligës turke.

Në 8 duelet e fundit, Soue, ka arritur të tundë 5 herë rrjetën, ndërkohë që falë kësaj dopiete, ai u ngjit në kuotën e 8 golave në 32 javë si dhe 4 asisteve, duke u shndërruar në një protagonist absolut te Rizesporit, ku bën pjesë edhe Qazim Laçi.

GOLI I DYTË I SOUE: VIDEO 

GOLI I PARË I SOUE: VIDEO 

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL