VIDEO/ Pamje të shëmtuara, trajneri i Partizanit U-18 nuk përmbahet dhe përplas në tokë lojtarin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2025 | 23:09

VIDEO/ Pamje të shëmtuara, trajneri i Partizanit U-18 nuk përmbahet dhe përplas në tokë lojtarin e tij

Një video skandaloze është duke bërë së fundmi xhiron e rrjetit, teksa ka si protagonist trajnerin e Partizanit U-18, Aldo Duro, i cili shfaqet duke shtyrë dhe duke përplasur në tokë, lojtarin e skuadrës së tij, Antonio Pëllumbin, në momentin që ai pritej të futej në fushë si zëvendësues.  Bëhet fjalë për minutën e 79-të, kur 17-vjeçari Pëllumbi, zuri vendin e Robin Ballës, djalit të Taulant Ballës. 

MixCollage-31-Oct-2025-11-08-PM-2091

Partizani U-18 ishte duke u mposhtur me rezultatin 0-1, teksa arriti të përmbyste shifrat në 2 me 1 me dy golat e shënuar në shtesë.  

Ngjarja është transmetuar live në YouTube, por videoja është fshirë menjëherë nga klubi i Partizanit pas incidentit. 


View this post on Instagram

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)