VIDEO/ Nuk ka debutim ëndrrash për Bordin, Tirana del vetëm me një pikë nga “Selman Stërmasi” pas duelit me Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2025 | 23:57

VIDEO/ Nuk ka debutim ëndrrash për Bordin, Tirana del vetëm me një pikë nga “Selman Stërmasi” pas duelit me Flamurtarin

Tirana dhe Flamurtari kanë ndarë pikët pas barazimit 1-1 në sfidën e vlefshme për javën e tretë të Superiores.

Kategoria-Superiore

Sfida nisi menjëherë me gol për Tiranën, ku Tabeku u tregua i saktë me goditjen me kokë duke shtangur vlonjatët. Pavarësisht shanseve të tjera për gol, pjesa e parë u mbyll 1-0.

Në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi pasi Sami në të 53-ën realizoi golin e barazimit për Flamurtarin. Të dyja skuadrat e kërkuan golin e fitores por nuk ja dolën.

Pas përfundimit të javës së tretë, të dyja skuadrat kanë nga 2 pikë.

TIRANA-FLAMURTARI 1-1
6′ Tabeku/ 53′ Sami

NGJARJET KRYESORE

90’+7′ Mbyllet sfida me barazim.

90’+6′ Tabeku lëshon predhën me kokë, por Aleksovski bën një pritje fantastike duke i mohuar golin që mund ti dhuronte 3 pikët Tiranës.

90’+1′ Todoroski largohet nga loja, aktivizohet Skuadrone.

90′ Akordohen 6 minuta shtes.

88′ Baeten ndëshkohet me karton të verdhë.

84′ Vogli lë fushën, vendin e tij e merr Tola.

83′ Ka nervozizëm në fushë, Tafas ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)

82′ Tabeku gjuan sferën drejt portës, Aleksovski bën një pritje të mirë.

80′ Tabeku avancon me topin drejt portës së Flamurtarit, por Dhimitris ia largon nga këmbët.

76′ Ramirez shumë pranë golit, Henri Marku shpëton portën e Tafasit. (VIDEO)

75′ Ramirez ndëshkohet me karton të verdhë.

71′ Vera nxjerr një top të gjatë për Fernandes, por ky i fundit ndalet nga Lorenc Trashi. (VIDEO)

69′ Marku bën shkëndijën e parë, sfera përfundon jashtë fushës.

68′ Maksuti dhe Martines lënë fushën e lojës, ka minuta për Ememe dhe Markun.

68′ Vogli lëshon predhën nga jashtë zone, por topi shkon sipër traversvës. (VIDEO)

63′ Largohet Mensah, Bordin i beson Fernandezit.

62′ Haxhiu dhe Mensah kanë mundësi të mirë për të kaluar në avantazh Tiranën, por nuk ja dalin. Soler tenton të vijojë aksionin, por nuk prodhon gol. (VIDEO)

61′ Largohen Sami dhe Oshafi nga Flamurtari, ka minuta për Baeten dhe Balzan.

60′ Gabime nga të dyja skuadrat, lojtarët e humbasin shumë shpejt topin.

57′ Mensah pati një mundësi të artë për gol por gaboi para portës së Alekovskit. Anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

55′ Largohet Patsatsia për Rimal Haxhiun.

53′ GOOOL FLAMURTARI 1-1/ Bardheblutë lënë hapësirë bosh, Sami përfiton nga rasti i artë dhe shënon gol duke shtangur Tafasin. (VIDEO)

52′ Trashi gjuan drejt portës, Tafas i kundërpërgjigjet me një pritje të mirë. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+7’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Tiranës.

45’+4’ Tabeku ka mundësin e artë të shënojë përsëri në portën e Flamurtarit, por ndalet nga portieri e më pas Mensah nuk ai del ta devijojë në rrjetë. (VIDEO)

45’+1’ Marku rrezikon eurogolin, Tafas shpëton bardheblutë përsëri duke devijuar sferën para se të kalonte vijën fatale. Niset një kundërsulm i shpejtë drejt Mensah, ku portieri i vlonjatëve thuajse i dhuron sferën sulmuesit. (VIDEO)

45’ Jepen 5 minuta shtesë.

45’ Në goditjen nga këndi, Oshafi i vetëm në zonë gjuan me kokë pa gjetur portën. (VIDEO)

44’ Tafas fluturon dhe devijon mbi traversë një gjuajtje të Ramirez duke shpëtuar bardheblutë. (VIDEO)

42’ Tentativa radhazi të vlonjatëve që devijohen para portës, në fund është Maksuti ai i cili çon sferën në duart e Tafas.

40’ Teodorovski gjuan nga e djathta, Ramirez devijon pak sferën por jo aq sa ta kthejë në portë pasi topi shkon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

39’ Bardheblutë kërkojnë penallti për prekje të topit me dorë nga Maksuti pas një goditje këndi, gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

36’ Veiga është futbollisti i parë i ndëshkuar me të verdhë pas një faulli ndaj Patsatsia.

35’ Vogli del mirë në të djathtën, harkimi i tij në qendër për Mensah largohet nga portieri e më pas Tabeku nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)

32’ Përsëri janë kuqezinjtë që rrezikojnë në goditje standarte, këtë herë me Veiga i cili me kokë nuk gjen portën. (VIDEO)

29’ Soler merr ndihmën e mjekëve pas një problemi gjatë aksionit të fundit, duke lënë për pak minuta fushën.

26’ Rodriguz nis një top në thellësi për Oshafin, i cili i shmanget Lleshit, por gjuajtja e tij përfundon mbi traversë. (VIDEO)

14’ Çantakias gjuan përsëri me kokë pas një goditje dënimi, edhe një herë pa gjetur katërkëndorin e portës bardheblu.

11’ Flamurtari i afrohet barazimit po me një goditje këndi, Çantakias gjuan me kokë por sfera shkon jashtë ngjitur me kryqëzimin e shtyllave. (VIDEO)

6′ GOOOL TIRANA! Pas një goditje nga këndi, Tabeku i vetëm në zonë çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

1′ Nis takimi në “Selman Stërmasi”

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Tafas; Vera, Lleshi, Soler, Rafa, Mensah, Patsatsia, Valerianos, Marku, Vogli, Tabeku

Trajner: Roberto Bordin

Flamurtari: Aleksovski; Ramirez, Hose Rodrigez, Burard, Veiga, Trashi, Oshafi, Nunesh, Todoroski, Çantakias, Maksuti

Trajner: Karlos Garsia

PANORAMASPORT.AL