VIDEO/ Ngjarje skandaloze në Rrogozhinë! Tifozët godasin në kokë Lulajn i cili po shqetësohej për personin e rënë nga tribuna

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2025 | 19:39

VIDEO/ Ngjarje skandaloze në Rrogozhinë! Tifozët godasin në kokë Lulajn i cili po shqetësohej për personin e rënë nga tribuna

Momentet e kaosit pasi një tifoz i Egnatias ra nga tribuna e stadiumit në Rrogozhinë, përfshin edhe një ngjarje të turpshme që duhej shmangur me çdo kusht.

lulaj

Lojtarët e të dy skuadrave u afruan me shpejtësi për të ndihmuar tifozin e rënë nga tribuna dhe kërkuan ndërhyrjen e ambulancës, teksa dukej qartësisht shqetësimi që po përjetonin. Por në një moment kur disa futbollistë të Elbasanit po ndiqnin nga afër skenën kur tifozi po transportohej në ambulancë, Lulaj përfundoi i shtrirë në tokë.

Në videon e mëposhtme shihet qartësisht se lojtari goditet me një send që vjen nga tribuna përballë, poshtë të cilës gjendej pikërisht për të parë situatën e tifozit. Një ngjarje e turpshme, sidomos për momentet në fjalë të ndërprerjes së ndeshjes.

SHIH VIDEON

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL