VIDEO/ Luan para 50 mijë tifozëve në rekordin e ri, talenti i të ardhmes së Shqipërisë siguron kualifikimin në Ligën e Kampioneve për të rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2026 | 23:57

VIDEO/ Luan para 50 mijë tifozëve në rekordin e ri, talenti i të ardhmes së Shqipërisë siguron kualifikimin në Ligën e Kampioneve për të rinj

Ndeshja e sotme në UEFA Youth League mes Këlnit dhe Interit, ka hyrë në histori, ndonëse siguronte vetëm një biletë për 16 ekipet më të mira të turneut.

fdggfffdgfgdfgd

Skuadra gjermane, duke shfrytëzuar faktin se bëhej fjalë për ndeshje teke, ka kërkuar mbështetjen e tifozëve për sfidën që luante në fushën e saj. Dhe përgjigja ka qenë mbresëlënëse, pasi janë shitur të 50 mijë biletat për këtë sfidë, duke e mbushur plot stadiumin duke vendosur një rekord të ri për turneun që vështirë se do të thyhet.

SHIH VIDEON

Por përtej entuziazmit dhe atmosferës së jashtëzakonshme për adoleshentët e të dy skuadrave, në fushën e lojës gjithçka ka folur për Interin, në radhët e të cilit aktivizohej si zakonisht titullar portieri i Shpresave, Alain Taho. Interi fitoi me shifrat 3-1 dhe siguroi praninë në turin tjetër të turneut.

PANORAMASPORT.AL