Postuar: Prill 19, 2026 | 17:58
VIDEO/ Laçi-Pogradeci mbyllet me tension dhe sherr mes trajnerëve, Shensoj i vërsulet Çelës dhe e nxjerrin nga krahët me policë nga fusha
Ndeshja mes Laçit dhe Pogradecit është mbyllur me festën e skuadrës kurbinase, e cila falë fitores 2-0 siguroi ngjitjen në Superiore në sezonin e ardhshëm. Por ajo përjetoi edhe momente shumë të tensionuara me në përplasje mes trajnerëve Naxhi Shensoj dhe Emiljano Çela.

Të dy trajnerët u takuan në fushë dhe pasi shkëmbyen disa fjalë, Shensoj iu vërsul Çelës, teksa pjesëtarët e stafeve të të dy skuadrave ndërhynë për t’i ndarë në ato momente tensioni.
Shensoj ishte i papërmbajtshëm dhe u desh ndërhyrja e stjuardëve për ta larguar e më pas edhe të një polici për ta shoqëruar jashtë fushës së lojës, për të shmangur një përplasje fizike mes të dyve.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL













