VIDEO/ Gola, ankth dhe një “Panenka”! Elbasanit i duhen vetëm 3 minuta për të marrë tre pikët në fushën e Egnatias dhe ndjekur ëndrrën e “Final Four”
Elbasani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në fushën e Egnatias me shifrat 2-1 duke vazhduar të ndjekë ëndrrën për një vend në “Final Four”.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar mes dy skuadrave, por me Elbasanin që e zgjidhi në minutat e fundit, duke goditur dy herë brenda tre minutash për të shkuar në pushimin e sfidës me avantazh të dyfishtë.
Pritej reagimi i rrogozhinasve por ai mungoi, me ekipin që u zgjua vetëm pas incidentit në stadium ku ra nga tribuna një tifoz i vendasve e që solli ndërprerjen e duelit për disa minuta.
Një penallti e transformuar saktësisht nga Fernando me “Panenka”, ishte shkëndija e vetme e mirëfilltë në minutat e fundit të ndeshjes, që u mbyll me festën e ekipit verdheblu.
EGNATIA-ELBASANI 1-2
83′ (p) Fernando / 43′ Xhoel, 45′ Tsague
NGJARJET KRYESORE
90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Elbasanit.
90’+2’ Edhe Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.
90’+1’ Harkim i Fangajt nga e djathta, Olberkis e më pas Totoshi kontrollojnë situatën.
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
89’ Leo Melo gjuan nga distanca, topi fluturon shumë lart mbi traversë.
88’ Gjoni dhe Qaqi marrin vendin e Tsague dhe Qoses në radhët e Elbasanit.
85’ Jahaja ka mundësinë të barazojë shifrat me një gjuajtje të fortë në zonë, sfera kalon mbi traversë. (VIDEO)
83’ GOOOL EGNATIA! Fernando shënon me “Panenka” nga pika e bardhë. (VIDEO)
81’ Leo Melo rrëzohet në zonë pas një ndërhyrje të Lulajt dhe gjyqtari Bastari akordon penallti për vendasit. (VIDEO)
79’ Ndeshja rifillon pas 13 minutash ndërprerje.
Ora 18:35 Ndeshja është e ndërprerë, pasi pritet të mësohet situata e tifozit që është dërguar me urgjencë në spital si dhe kthimi i ambulancës.
78’ Ndërpritet ndeshja në Rrogozhinë, tifozi bie nga tribuna (VIDEO) (VIDEO)
74’ I sapofuturi Lajthia ndëshkohet me karton të verdhë për vonesë loje.
73’ Xhoel i lë vendin në fushë Lajthias në radhët e Elbasanit.
72’ Edhe Dylis ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Xhoel.
70’ Fernando ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Qoses.
67’ Jahaja merr vendin e Guindo në radhët e Egnatias.
67’ Lushkja ka një mundësi të mirë i vetëm në zonë në të djathtën, por gjuajtja e tij në shtyllën e parë nuk gjen portën e Elbasanit. (VIDEO)
60’ Një pasim shumë interesant nga e djathta e sulmit kalon gjithë pasqyrën e portës së Elbasanit dhe në fund Zejnullai nuk arrin në krahun tjetër të shfaqet rrezikshëm përpara.
58’ Fernando harkon në zonë një goditje dënimi duke çuar topin te Bakajoko i cili me kokë mposht Totoshin. Por goli anulohet për pozicion jashtë loje të sulmuesit. (VIDEO)
57’ Gava merr vendin e lënë bosh nga A. Kasa në radhët e Elbasanit.
55’ Lushkja shfaqet në pozicion gjuajtje, tentativa e tij devijohet dhe topi kontrollohet nga Totoshi.
54’ A. Kasa nuk mund të vazhdojë më dhe largohet direkt drejt stolit të skuadrës, duke lënë për momentin ekipin me 10 lojtarë.
51’ Egnatia ekzekuton mire një goditje dënimi me skemë, por gjuajtja e Uotlait nuk gjen portën e Totoshit. (VIDEO)
46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim të dyfishtë te Egnatia, ku Ujka dhe R. Kasa lënë fushën e lojës për t’i bërë vend Uotlait dhe Bakajokos.
45’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e dyfishtë të Elbasanit.
45′ GOOOL ELBASANI! K. Kasa shfaqet në të majtën, pason për Tsague i cili me një kthesë të shpejtë mposht Dajsinanin. (VIDEO)
43’ GOOOL ELBASANI! Një harkim nga e djathta shkon në zonë ku Xhoel me kokë gjuan dhe mposht Dajsinanin. (VIDEO)
40’ Qose nis Tsague drejt portës, por sulmuesi nuk ia del të kalojë Dajsinanin. Gjithsesi, aksioni bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje. (VIDEO)
38’ Tsague niset drejt zonës kundërshtare, por sinjalizohet në pozicion jashtë loje.
36’ Ujka është lojtari i dytë i ndëshkuar me karton të verdhë në këtë duel pas një mbajtje të një kundërshtari.
31’ Lukili nga e majta gjen hapësirë për të pasuar në qendër, por topi i nisur prej tij shkon direkt në duart e Dajsinanit i cili del i vëmendshëm para Tsague.
28’ Harkim i fortë nga e majta e sulmit të Egnatias, Totoshi mbërthen sferën para R. Kasës.
24’ Përplasje mes Tsague dhe Alijev në zonën e Elbasanit, gjyqtari Bastari ndëshkon mbrojtësin e Egnatias për simulim. (VIDEO)
20’ LUkili gjen hapësirë në qendër dhe gjuan me të djathtën, duke çuar topin në duart e Dajsinanit. (VIDEO)
18’ Xhoel shkëputet në të djathtën, pason për Tsague i cili i vetëm në qendër çon topin jashtë portës së vendasve. (VIDEO).
18’ Zejnullai fut topin rrezikshëm në qendër nga e majta, largon K. Kasa.
17’ Guindo dhe Kasa kombinojnë në qendër të zonës, me të dytin që gjuan por pa forcë duke mos rrezikuar Totoshin.
17’ Guindo dhe Kasa kombinojnë në qendër të zonës, me të dytin që gjuan por pa forcë duke mos rrezikuar Totoshin.
13’ R. Kasa shfaqet në krahun tjetër, po me një pasim nga e djathta në qendër që largohet nga prapavija e Elbasanit.
12’ K. Kasa del mirë në të djathtën, pasimi i tij në qendër ndalohet nga mbrojtja vendase.
8’ Totoshi i vëmendshëm del dhe kontrollon sferën para Lushkjes pasi Guindo nuk ndali dot topin në zonë.
5’ Tsague shfaqet rrezikshëm në të majtën, gjuajtja e tij devijohet jashtë nga Dajsinani i cili çon sferën në këndore. (VIDEO)
3’ Krosim nga e djathta në zonën e Elbasanit, Ujka gjuan para portës por çon sferën mbi traversë.
2’ Tsague tenton nga distanca, sfera shkon direkt në duart e Dajsinanit.
1’ Nis dueli në Rrogozhinë.
FORMACIONET ZYRTARE
Egnatia: Dajsinani; Alijev, Dulis, Fangaj, Aleksi, Fernando, Zejnullai, Ujka, Lushkja, Guindo, Kasa
Trajner: Edlir Tetova
Elbasani: Totoshi; Lila, Lulaj, Olberkis, A. Kasa, Qose, Dros, K. Kasa, Lukili, Tsage, Xhoel
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
PANORAMASPORT.AL













