VIDEO/ Gol spektakolar nga distanca në sekondën e 29-të, ish-sulmuesi i Laçit bën bomberin te skuadra greke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2026 | 21:50

VIDEO/ Gol spektakolar nga distanca në sekondën e 29-të, ish-sulmuesi i Laçit bën bomberin te skuadra greke

Ish-sulmuesi i Laçit, Emiljano Bullari, gjeti golin e shatë në Superligën 2 të Greqisë, me fanellën e Janinës, në triumfin 4 me 3 ndaj Kampaniakosit.

MixCollage-26-Apr-2026-09-54-PM-6150

Pas vetëm 29 sekondash lojë, Bullari tundi rrjetën me një goditje potente nga distanca, duke i dhuruar avantazhin vendasve, që arritën të arkivonin 3 pikë të rëndësishme.

Sulmuesi 25-vjeçar u bashkua me skuadrën greke nga Laçi më 12 shtator të vitit 2025, teksa ka arritur të përshtatet mjaft mirë.

GOLI I BULLARIT: VIDEO

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL