VIDEO/ Gol nga ish-mesfushori i Kombëtares U-21, përfundon me dramë ndeshja në Gjermani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2026 | 15:33

VIDEO/ Gol nga ish-mesfushori i Kombëtares U-21, përfundon me dramë ndeshja në Gjermani

Tim Civeja shënoi sot për Sarbruken, që u mposht nga Hansa Rostok. Këto të fundit fituan dramatikisht 3 me 4 në javën e fundit të kampionatit, por 3 pikët nuk mjaftuan në javën e fundit të kampionatit.

bandicam 2026-05-16 15-23-00-172

Ishte minuta e 75-të, kur Civeja dërgoi topin në rrjetë. Kështu realizoi përkohësisht një përmbysje rezultati për Sarbruken, që në fillim ishte në disavantazh të dy golave.

Rezultati kaloi sërish në favor të Hansa Rostok. Festa nuk u konkretizua për Hansa Rostok, pasi rivalët e Esen fituan po ashtu takimin në transfertë përballë Ulm.

Ndaj dhe nuk u arrit faza “play off” për ngjitjen në Bundesliga 2. Për mesfushorin shqiptar, Civeja, mund të thuhet se e mbylli sezonin me pesë gola dhe shtatë asistime.

Goli i Tim Civejas: (VIDEO)

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL