VIDEO/ Gol dhe asist, fituesi i “Këpucës së Artë” në Superiore vazhdon të dhurojë spektakël në Turqi
Ali Soue është kthyer në këtë edicion në një nga bomberat më me emër në kampionatin turk të futbollit, ku vesh fanellën e Rizespor. Ish-sulmuesi i Skënderbeut, në këtë edicion po shfaq formën më të mirë, teksa me golat e tij po ndihmon klubin të mbijetojë në elitë.

Në ndeshjen e sotme ndaj Gaziantep, pikërisht fituesi i “Këpucës së Artë” në Superiore në sezonin 2017-2018, u bë protagonisti absolut i sfidës. 30-vjeçari pa t’i anulohen dy gola në pjesën e parë të sfidës, por në pjesën e dytë të saj, në minutën e 77-të, më në fund ia doli të kalonte në avantazh skuadrën me një devijim spektakolar në zonë.
SHISH VIDEON
Në shtesën e takimit, një asist i tij solli edhe golin që vulosi fitoren 2-0 dhe bëri që Rizespor të shkëputej edhe më shumë nga zona e ftohtë e klasifikimit.
SHIH VIDEON
Ky ishte goli i 15 i Soue në këtë edicion në futbollin turk.
PANORAMASPORT.AL













