VIDEO/ Njoftoi dorëheqjen nëse s’do kalonte në fazën tjetër të Botërorit, trajneri i Ekuadorit feston kualifikimin me gruan e tij
Trajneri i Ekuadorit, Sebastian Beçacece, festoi kualifikimin e ekipit të tij për raundin e 32-të të Kupës së Botës në një skenë prekëse, duke u ngjitur në tribuna për të ndarë gëzimin me familjen e tij.
Trajneri festoi fitoren e ekipit të tij në Neë Jersey duke u ngjitur në rreshtin e parë të tribunave, duke përqafuar familjen dhe duke puthur gruan e tij.
Que emocionante ver o técnico do Equador correr e comemorar com a família o gol da virada sobre a Alemanha. pic.twitter.com/rZW6NEonJW
— Pedro Ronchi (@PedroRonchi2) June 26, 2026
“Emocionet më pushtuan. Nuk e kisha planifikuar këtë festë. Thjesht ndoqa zemrën time. Gruaja ime ka qenë me mua në të gjitha kulmet dhe uljet e karrierës sime. Ajo ka sakrifikuar kaq shumë për mua dhe familjen tonë, kështu që në këtë moment emocional, ajo ishte personi i parë me të cilin doja të festoja. Ajo gjithmonë më thoshte të vazhdoja të besoja, edhe kur njerëzit dyshonin. Sonte, doja ta falënderoja para të gjithë botës”, tha ai.
Kjo festë 45 vjeçarit është dhe më e jashtëzakonshme pasi një ditë më parë pasi deklaroi se do të jepte dorëheqjen si trajner i Ekuadorit nëse ekipi i tij nuk do të arrinte të kualifikohej në fazën me eliminim direkt.
Ekuadori mposhti Gjermaninë, kampione katër herë, me rezultatin 2-1, duke u kualifikuar nga Grupi E si një nga tetë ekipet më të mira të vendit të tretë. Ekipi i Beçaceces ishte padyshim i pafat që mbeti prapa nga goli hapës i Leroi Sane pas një goditjeje të lartë nga Aleksandar Pavloviç në përgatitje, por Nilson Angulo barazoi shpejt përpara se Gonzalo Plata të rrëmbente golin e fitores në pjesën e dytë.
PANORAMASPORT.AL













