VIDEO/ Fitore e çmendur me përmbysje e Partizanit, mposht Flamurtarin dhe bën mrekullinë duke barazuar Dinamon
Partizani mori një fitore të çmendur me përmbysje në transfertën e Flamurtarit. Të kuqtë fituan 1 me 2 falë golave të Sidibe, ndërsa hero ishte edhe portieri Qirko që priti penallti.

Takimi rezultoi të ishte supersfida e javës së 25-të të Superiores. Kjo pasi Maksuti realizoi një gol mjaft të bukur nga distanca, pikërisht në minutën e tetë për vendësit.
Të kuqtë u përgjigjën në minutën e fundit të pjesës së parë. Sidibe fitoi penallti, të cilën e fitoi dhe e realizoi vetë. Penalltia u akordua pas kontrollit me VAR nga gjyqtari Bastari.
Në pjesën e dytë, përmbysja erdhi menjëherë me Sidiben. Ky i fundit përfitoi nga gabimi i Veigës te Flamurtari. Flamurtari pati mundësinë që të barazonte me Herald Markun, pas penalltisë së dytë të ndeshjes të akorduar me VAR.
Pano Qirko ishte heroi i Partizanit në fund, pasi priti penalltinë e gjuajtur nga Marku. Tashmë të kuqtë kanë bërë mrekullinë, pas numërojnë po aq pikë sa Dinamo e vendit të katërt. Flamurtari ndërkohë mbyll renditjen me vetëm 20 pikë të fituara deri tani, duke u bërë pretendent kryesor për rënien nga kategoria.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
FLAMURTARI 1-2 PARTIZANI
8′ Maksuti – 45′(p), 48′ Sidibe
NGJARJET KRYESORE
90+8′ Mbyllet ndeshja, Partizani fiton 1 m 2 ndaj Flamurtarit.
90+7′ Skuka humbet mundësinë e artë për të mbyllur ndeshjen. Ndalet nga shtylla. (VIDEO)
90+3′ Gjuajtje për t’u harruar e Trashit nga distanca.
90′ Akordohen 7 minuta shtesë.
89′ Marku provon nga distanca. Topi i goditur prej tij përfundon jashtë.
88′ Skuka mundohet të bëjë gjithçka vetë te Partizani. Gabon në fund duke i dhënë topin portierit Aleksovski.
86′ Ramani i lë vendin Oshafit, Veiga largohet dhe aktivizohet Peralta te Flamurtari.
86′ Talenti Lushaj tenton supergolin te Flamurtari. Topi i goditur prej tij përfundon jashtë.
86′ Flamurtari vijon të ketë qarkullimin e topit. Mbrohet Partizani.
83′ Kontreras dhe Jata marrin vendin e Isgandarlit dhe Muratajt.
79′ Ememe provon nga distanca. Topi i goditur prej tij përfundon jashtë.
77′ Skuka dhe Shabani marrin vendin e Tomës dhe Sidibes te Partizani. Todoroski aktivizohet në vendin e Urbaez te Flamurtari.
74′ Qirko pret penalltinë te Partizani. Marku nuk ia del të shënojë nga 11 metra. (VIDEO)
73′ Skuadrone ndëshkohet me karton të verdhë te Flamurtari.
68′-72′ Ememe rrëzohet në zonë pas kontaktit me Martinez. Fillimisht gjyqtari jep kartonin e dytë të verdhë për Ememe për simulim. Më pas e ndryshon vendimin pas rishikimit me VAR duke akorduar penallti. (VIDEO)
66′ Sidibe provon nga distanca. Aleksovski pret pa problem.
65′ Minutat e fundit flasin vetëm për Flamurtarin.
63′ Mehmeti merr vendin e Ismailit të dëmtuar te Partizani.
60′ Qirko ndal edhe Herald Markun. Flamurtari kërkon me çdo kusht barazimin. (VIDEO)
60′ Trashi pranë supergolit, ndërsa te Flamurtari pretenduan se topi kaloi vijën fatale. Qirko pret në momentin e fundit. (VIDEO)
57′ Ismaili shkaktoi një faull mjaft pranë zonës së Partizanit, për këtë merr karton të verdhë. Goditja e Trashit pengohet nga muri mbrojtës. (VIDEO)
56′ Kantakias i lë vendin Markut te Flamurtari, Lushaj merr vendin e Bolzan.
48′ GOOOL! Flamurtari 1-2 Partizani/ Sidibe i papërmbajtshëm, përfiton nga gabimi i Veigës dhe përmbys i vetëm rezultatin. Partizani në avantazh. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë.
45+3′ Mbyllet pjesa e parë, Flamurtari 1-1 Partizani.
45+3′ Lorenc Trashi tenton supergolin nga distanca. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
45′ GOOOL! Flamurtari 1-1 Partizani/ Sidibe rikthen baraspeshën me gol nga penalltia. (VIDEO)
41′-44′ Rast i artë i krijuar nga Hjumen dhe Sidibe. Ky i fundit pengohet në zonë, ndërsa fillimisht Bastari nuk akordon penallti. Më pas ndryshon vendimin pas rishikimit me VAR. (VIDEO)
37′ Toma shpërdoron mundësinë e artë për barazimin. Më pas as Sidibe nuk gjuajti si duhet, ndërsa i treti që provoi ishte Hjuman. Ky i fundit u ndal nga prapavija e Flamurtarit. (VIDEO)
29′ Flamurtari pranë golit të dytë. Pretendohet edhe penallti, teksa ishte Bytyçi që shpëtoi Partizanin. Goditja e Bolzan përfundon më pas larg kuadratit. (VIDEO)
27′ Atanaskoski nuk shërben si duhet për shokët e skuadrës, ndërsa u pozicionua si duhet në zonën e Flamurtarit. Partizani shfaqet sërish rrezikshëm. (VIDEO)
26′ Ramani ndëshkohet me karton të verdhë te Flamurtari.
22′ Sembene pretendon për penallti te Partizani. Gjyqtari e konsideron çdo gjë të rregullt. (VIDEO)
19′ Urbaez largon topin e goditur me kokë nga Sembene. Ismaili provon më pas nga jashtë zone, por topi devijohet në këndore. Partizani mundohet të rikthejë baraspeshën. (VIDEO)
18′ Hjumen harkon nga goditja e dënimit. Sembene nuk godet si duhet, pasi has vështirësi për të mbërritur topin.
14′ Sidibe futet në zonën e Flamurtarit. Sulmuesi i Partizanit provon me të majtën, ndërsa portieri Aleksovski pret pa problem.
8′ GOOOL! Flamurtari 1-0 Partizani/ Supergol i Maksutit, i cili mposht Qirkon me një goditje nga distanca. Rasti shikohet edhe për faull ndaj Hjumen në fitimin e topit nga vendësit, por çdo gjë konsiderohet e rregullt. (VIDEO)
4′ Skuadrone godet me kokë pas harkimit të Trashit. Portieri Qirko kontrollon.
1′ Nis ndeshja.
FORMACIONET ZYRTARE
FLAMURTARI: Aleksovski, Gomesh, Skuadrone, Bolzan, Ememe, Viega, Trashi, Diavara, Ramani, Çantakias, Maksuti
Trajneri: Françesko Moriero
PARTIZANI: Qirko; Atanaskoski, Bytyçi, Sembene, Martinez, Ismaili, Hjumen, Murataj, Sidibe, Toma, Isgandarli
Trajneri: Oltijon Kërnaja
PANORAMASPORT.AL













