VIDEO/ Festë në Laç, bardhezinjtë e “djegin” pas rikthimit si kampion në Abissnet Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2026 | 12:46

VIDEO/ Festë në Laç, bardhezinjtë e “djegin” pas rikthimit si kampion në Abissnet Superiore

Laçi mposhti Skënderbeun në javën e fundit të Kategorisë së Parë dhe fitoi titullin kampion. Goli i kapitenit Arlind Kurti bëri që sezoni të mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Screenshot 2026-05-06 124437

Ekipi i Shensojt pati një ecuri të shkëlqyer. Bashkë me të u ngjit dhe Skënderbeu, ndërsa ishte Pogradeci që rivalizonte me ta deri në javët e fundit.

Bardhezinjtë festuan me trofeun në Korçë, por jo vetëm atje. Dje në Laç po ashtu u zhvillua një festë. Qindra tifozë u bashkuan, ndërsa ekipi me stafin e Laçit u përfshinë për suksesin e arritur.

Laçi qëndroi vetëm një vit në Kategorinë e Parë. Nga edicioni i ardhshëm, kurbinasit do të jenë pjesë e elitës.

Festa e Laçit: (VIDEO) + (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL