VIDEO/ Festa më të lumtura për Bylisin, i ikën zonës së rrezikut dhe kthen Elbasanin me këmbë në tokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2025 | 23:55

VIDEO/ Festa më të lumtura për Bylisin, i ikën zonës së rrezikut dhe kthen Elbasanin me këmbë në tokë

Bylis ka mposhtur me shifrat 3-2 Elbasanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores.bandicam 2025-12-20 15-30-16-867Pjesa e parë nuk prodhoi shumë raste, por vetëm një gol me penallti nga Mustafa. Kështu ballshiotët e mbyllën në avantazh 45 minutat e para.

Pjesa e dytë ofroi më shumë emocione dhe 4 gola. Ishte Mustafa që realizoi dygolësh në të 48-ën dhe Loukili iu përgjigj me kryevepër në të 52-ën për rihapur sfidën. Festa e Elbasanit nuk zgjati shumë pasi ishte sërish Mustafa i cili ndëshkoi miqtë. Goli i fundit erdhi nga Tsague në të 69-ën. Skuadra e drejtuar nga Gvozdenoviç tentoi të gjente golin e barazimit por nuk ja doli duke qenë se vendasit u mbrojtën shumë mirë në minutat e fundit. Vendasit ngelën me 10 lojtarë pasi Kamara doli me të kuq.

Kështu Bylisi rikthehet te fitorja, ku për herë të fundit fitonte në javën e 10-të ndaj Tiranës dhe i largohet zonës së rrezikut. Ndërsa për Elbasanin nuk ka vazhdimësi, ku fitonte prej dy ndeshjesh dhe tani mposhtet në transfertën e Ballshit.

BYLIS 3-2 ELBASANI

44′ (P), 48′, 55′ Mustafa/ 52′ Loukili, 69′ Tsague

NGJARJET KRYESORE

90’+9′ Mbyllet sfida, fiton Bylis!

90’+4′ Kamara del nga fusha me karton të kuq. (VIDEO)

90’+3′ Nervozizëm mes lojtarëve. (VIDEO)

90′ Akordohen 6 minuta shpresë për Elbasanin.

82′ Merr fund ndeshja për Donart Ibraimin, Gvozdenoviç fut në lojë Ben Shimon.

78′ Freskohet ekipi i Bylisit. Largohen Koxhi dhe Malomo, aktivizohen Abdullahi me Sanogon.

77′ Tsague tenton portën e Bylisit, Vashu e pret lehtësisht. (VIDEO)

69′ GOOOOL ELBASANI 3-2/ Kasa harkon nga goditja e dënimit, Tsague nuk fal me kokë dhe gjen të dytin për skuadrën e tij. (VIDEO)

68′ Proteston Loukili por ndëshkohet me të verdhë.

67′ Ibrahim ndëshkohet me karton të verdhë.

59′ Donart Ibraimi merr karton të verdhë për shkak të ndërhyrjes ndaj Muktar Koxhi.

58′ Koxhi ndëshkohet nga Yzeiraj me karton të verdhë.

58′ Largohet Bunjaku, ka minuta për Lleshin.

55′ GOOOL BYLIS 3-1/ Mustafa nuk përmbahet, i përgjigjet golit të Loukilit dhe shënon të tretin për ballshiotët. (VIDEO)

52′ GOOOL ELBASANI 2-1/ Loukili realizon kryevepër nga goditja e lirë.

48′ GOOOL BYLIS 2-0/ Mustafa Ibrahim merr një top të mirë, kalon mes dy mbrojtësve dhe në duelin 1 kundër 1 me Janaçek, nuk fal duke dyfishuar shifrat. (VIDEO)

46′ Dialo dhe Kasa futen në lojë, largohen Ze Gomesh dhe Azemoviç. Nis pjesa e dytë.

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Bylisit!

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

44′ GOOOL BYLIS 1-0/ Mustafa tregohet i saktë para portës dhe zhbllokon rezultatin. (VIDEO)

42′ Gabim foshnjarak nga ana e Elbasanit, Manellari shkakton penallti. (VIDEO)

41’ Adeduro rrotullohet, krijon hapësirë, karikon të djathtën, por topi përfundon shumë larg portës. (VIDEO)

39′ Malomo pretendon për një faull pas përplasjes me Loukilin. (VIDEO)

36’ Kasa harkon nga goditja e këndit, Përndreca largon rrezikun nga zona. (VIDEO)

29’ Koxhi tenton sërish, por mbrojtja e Elbasanit bllokon mjaft bukur topin. (VIDEO)

26’ Koxhi tenton të gjejë golin, por Janaçek bën një pritje fantastike. (VIDEO)

24′ Nuk ka raste në portat respektive, lojtarët tregohen të kujdesshëm.

9’-12’ Dëmtohet Bledar Lila, detyrohet të lejë fushën. Vendin e tij e merr Donart Ibraimi (VIDEO) (VIDEO)

8’ Minuta të mira nga të dyja skuadrat që qarkullojnë topin, por ende asnjë rast flagrant.

1′ Starton sfida.

FORMACIONET ZYRTARE

BYLIS: Vashu, Bruno, Përndreca, Adeduro, Kamara, Mustafa, Malomo, Ofori, Muktar Koxhi, Marku, Përgjoni

TRAJNER: Mirel Josa

ELBASANI: Janaçek, Olberkis, Tsague, Loukili, Kasa, Manellari, Ze Gomesh, Azemoviç, Bunjaku, Musta, Lila

TRAJNER: Ivan Gvozdenoviç

PANORAMASPORT.AL