VIDEO/ Epike! Laçi fiton titullin kampion, ul Skënderbeun nga froni me golin e kapitenit në minutën e 96-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2026 | 23:59

VIDEO/ Epike! Laçi fiton titullin kampion, ul Skënderbeun nga froni me golin e kapitenit në minutën e 96-të

Laçi ka fituar titullin kampion në Kategorinë e Parë. Skënderbeu u ul nga froni pikërisht në shtëpi, ndërsa goli i Arlind Kurtit u realizua në minutën e 96-të.

Screenshot 2026-05-04 185858

Skënderbeut i mjaftonte edhe barazimi, por nuk arriti ta merrte. Çdo gjë u vështirësua për bardhekuqtë pas kartonit të kuq të Ndiaje në pjesën e dytë, ndërsa ishte VAR që ndërhyri për të ndryshuar vendimin e gjyqtarit Lata. Ky i fundit fillimisht dha vetëm karton të verdhë.

Ishin sekondat e fundit, kur Kurti e dërgoi topin në rrjetë. Ekipi i Shensoj shpërtheu në festë, ndërsa ai i Gjokës u përfshi nga dëshpërimi.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

SKËNDERBEU 0-1 LAÇI

90+6′ Kurti

NGJARJET KRYESORE

90+7′ Mbyllet ndeshja, Laçi fiton titullin kampion në Kategorinë e Parë. 

90+6′ GOOOL! Skënderbeu 0-1 Laçi/ Kapiteni Kurti realizon gol duke siguruar fitoren e titullit kampion me goditjen e fundit në portë të kampionatit. (VIDEO)

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

87′ Çela merr vendin e Gjumsit te Skënderbeu.

85′ Te Laçi nuk u besojnë syve. Nërguti nuk ia del të dërgojë topin në rrjetë. (VIDEO)

85′ Harison i lë vendin Hilajt te Laçi.

84′ Karton i verdhë për De Oliveirën te Skënderbeu.

81′ Myrta tenton supergolin te Laçi. Portieri Dobjani shfaqet i dorëzuar, ndërsa sfera nuk përshëndet rrjetën. (VIDEO)

78′ Tola merr vendin e Tresës te Laçi.

71′ Nasr humbet rastin e artë për golin e avantazhit te Skënderbeut. Ndiaje ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar duke tentuar golin. Më pas ndërhyn dhe VAR dhe lojtari i Skënderbeut merr karton të kuq. (VIDEO)

66′ Karton i verdhë për Myrtën te Laçi.

65′ Ndiaje merr vendin e Beshirajt te Skënderbeu.

58′ Dumfur ndëshkohet me karton të verdhë.

57′ Musa merr vendin e Janaqit te Skënderbeu.

54′ Kalaj merr vendin e Muhamad te Laçi.

46′ Nis pjesa e dytë.

45′ Pretendime për penallti te Skënderbeu. Gjyqtari Lata mbyll pjesën e parë me këtë rast. (VIDEO)

45′ Myrta e dërgon jashtë topin e gjuajtur nga Vangjeli brenda zonës së Laçit. (VIDEO)

35′ Tresa provon sërish te Laçi. Dobjani e devijon topin në këndore. (VIDEO)

30′ Dobjani shfaqet në vështirësi te Skënderbeu. Portieri i korçarëve devijon topin duke e larguar nga zona.

28′ Tresa tenton befasinë nga distanca te Laçi. Topi përfundon jashtë.

24′ Radha sërish e Laçit për të treguar i rrezikshëm. Topi nuk ka koordinatat e duhura. (VIDEO)

23′ Laçi flirton me golin. Shtylla shpëton Skënderbeun këtë herë. (VIDEO)

8′ Nasr nuk ia del të dërgojë topin në rrjetë pas pasimit të Muhamed. Rast i artë për Skënderbeun. (VIDEO)

5′ Tresa fiton goditje dënimi pranë zonës së Skëndereut. Azizi provon ndërsa topi devijohet në këndore.

1′ Nis ndeshja në Korçë.

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Dobjani, De Oliveira, Nasr, Beshiraj, Dumfur, Gjumsi, Estrela, Vangjeli, Janaqi, Abubakar, Shaqe

Trajner: Ernest Gjoka

LAÇI: Biba; Azizi, Kurti, Jiakpona, Tresa, Myrta, Muhamed, Bibo, Mjaki, Traore, Nërguti

Trajner: Naci Shensoj

WhatsApp Image 2026-05-04 at 16.29.27

PANORAMASPORT.AL