VIDEO/ E pazakontë te festa e titullit të Laçit, trajneri “vjedh” trofeun dhe ndiqet me vrap nga lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2026 | 19:34

VIDEO/ E pazakontë te festa e titullit të Laçit, trajneri “vjedh” trofeun dhe ndiqet me vrap nga lojtarët

Laçi ka festuar sot në Korçe titullin kampion të Kategorisë së Parë pasi mundi në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt Skënderbeun dhe e kapërceu në renditje, duke prishur festën e vendasve. Por edhe vetë festa e kurbinasve ka qenë disi e veçantë.

bandicam 2026-05-04 19-28-45-866

Në ceremoninë e zakonshme të dorëzimit të trofeut, presidenti i FSHF-së ia kaloi atë kapitenit Kurti i cili shkoi të festonte me shokët duke e ngritur lart mes tyre. Por sapo lojtarët nisën ta merrnin me radhë trofeun në duar, trajneri i Laçit, Naxhi Shensoj hyri në mes të tyre dhe ua rrëmbeu me kuptimin e plotë të fjalës.

SHIH VIDEON

Ai vrapoi me shpejtësi larg futbollistëve të shtangur për disa çaste, ndërsa më pas filluan ta ndiqnin me vrap në fushë derisa ia morën përsëri trofeun nga duart mes të qeshurave të të gjithëve, me festën e cila më pas vijoi normalisht.

PANORAMASPORT.AL