VIDEO/ E mbylli me Partizanin, sulmuesi rikthehet në vendin e tij dhe kërcen në rrugët e qytetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2025 | 22:44

VIDEO/ E mbylli me Partizanin, sulmuesi rikthehet në vendin e tij dhe kërcen në rrugët e qytetit

Blesing Eleke e mbylli te Partizani, pasi të kuqtë nuk preferuan të aktivizonin opsionin për rinovimin e kontratës. Sulmuesi nga Nigeria është kthyer në vendin e tij.

Screenshot 2025-06-28 144405

Nga videot e fundit të publikuara, duket se Eleke po kalon një kohë të mirë. E fundit e tregon pikërisht duke kërcyer në rrugët e Enugus.

Kujtojmë se 29-vjeçari shënoi tre gola mjaft të rëndësishëm për Partizanin. I pari erdhi ndaj Skënderbeut, i dyti përballë Laçi dhe i fundit kundër Elbasanit.

Të tri ndeshjet u fituan dhe patën vlerë të madhe për kualifikimin në Europë. Eleke u bashkua te Partizani në fundin e janarit pasi kishte disa muaj pa ekip.

Eleke në vendin e tij: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL