Postuar: Maj 2, 2025 | 22:56
VIDEO/ Ditë e veçantë, gazetarja e sportit surprizon mesfushorin e Vllaznisë: Rrugës për kampion
Ardit Krymi ka festuar sot ditëlindjen e 29-të. Mesfushori i Vllaznisë ndodhet përpara gjysmëfinales së Final Four ndaj Dinamos.

Gazetarja e sportit, Vjosana Nozllaku, është kujdesur që kjo ditë të jetë sa më e veçantë për partnerin e saj. Kështu me tortën e dedikuar, e ka surprizuar në drekën që po konsumohej si zakonisht te Vllaznia.
“Rrugës për kampion”, shkruan torta e personalizuar për Krymin. Mesfushori i kuqebluve ka qenë lojtar kyç që pas rikthimit.
Vllaznia ndërkohë beson te titulli kampion pas 24 vitesh pritje.
Pamjet e publikuara: (VIDEO)


PANORAMASPORT.AL













