VIDEO/ Dinamo kthen me këmbë në tokë Vllazninë, blutë u japin leksion shkodranëve dhe e nisin si pretendentë
Dinamo i ka bërë një start si pretendente e mirëfilltë këtij sezoni në Superiore, teksa ka mundur që në ndeshjen e parë një skuadër me shumë ambicie si Vllaznia.

Blutë bënë një paraqitje shumë më të mirë duke shfrytëzuar maksimalisht gabimet e shkodranëve për të gjetur fillimisht golin e parë me Bregun. Më pas ata shfrytëzuan orientimin drejt sulmit të shkodranëve për të dyfishuar me Guindo e thelluar diferencën me Berishën.
Goli i Balajt në fund kishte vetëm vlera statistikore, pasi humbja 3-1 ridimensinoi pak suksesin e javës së parë të kuqebluve ndaj Egnatias. Ndërsa Dinamo konfirmohet pretendente, pasi përtej mungesave të mëdha e ndryshimeve, dha një provë të mirëfilltë force ndaj një rivali direkt për titullin.
DINAMO-VLLAZNIA 3-1
35′ Bregu, 59′ Guindo, 83′ H. Berisha / 90’+4′ Balaj
NGJARJET KRYESORE
90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-1 të Dinamos.
90’+4’ GOOOL VLLAZNIA! Pas një harkimi të Hakajt nga e majta është Balaj i cili gjuan me kokë dhe tund rrjetën. (VIDEO)
90’+2’ Karamba provon nga jashtë zonës, sfera shkon lart mbi traversë.
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
89’ Teqja i vëmendshëm bllokon një tjetër gjuajtje nga e majta e sulmit shkodran.
87’ Bregu i lë vendin në fushë Nezirit në minutat e fundit.
83’ GOOOL DINAMO! Aksion i shpejtë i bluve me H. Berishën i cili shfaqet në të majtën dhe lëshon një gjuajtje të pakapshme për Jukajn. (VIDEO)
82’ Vllaznia shpëton nga goli i radhës, pasi një devijim i Nani në të djathtën ndalet nga shtylla. (VIDEO)
82’ Mensah merr vendin e Kuros në radhët e Vllaznisë.
78’ Vila dhe Gudiabi i lënë vendin në fushë Maliqit dhe Qardakut në radhët e Dinamos.
74’ Protesta të shkodranëve pas një kontakti mes Alijit dhe Balajt në zonë. Gjyqtari lë lojën të vazhdojë.
69’ Jago i lë vendin në fushë Hakajt në radhët e Vllaznisë.
68’ Jago depërton në zonën e Dinamos dhe lëshon një gjuajtje diagonale që bllokohet fillimisht nga Teqja e më pas largohet nga mbrojtja. (VIDEO)
66’ Probleme fizike për Guindo, i cili i lë vendin në fushë H. Berishës.
64’ Nani del mirë në të djathtën, pasimi i tij në qendër largohet në momentin e duhur nga Krymi. (VIDEO)
60’ Kastrati tenton me një zbritje në krahun e majtë, topi devijohet nga Teqja dhe Alji që e çojnë në këndore.
59’ GOOOL DINAMO! Pas një aksioni të shpejtë të bluve, topi shkon te Guindo i cili gjuan e gjen golin e dytë. Shkodranët kërkojnë prekje të topit me dorë nga Karamba, por VAR-i sinjalizon që gjithçka është e rregullt. (VIDEO)
58’ Krymi merr vendin e Qatos në radhët e Vllaznisë.
57’ Kuros ndëshkohet me të verdhë.
57’ Kallaku tenton të gjuajë në hyrje të zonës, por bllokohet nga Gudiabi.
53’ Shkodranët kërkojnë penallti për një prekje të topit me dorë të Alijit, gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)
52’ Edhe Bregu përfundon në listën e lojtarëve të ndëshkuar me të verdhë.
49’ Bregu provon të hyjë në zonë nga ana tjetër, ndalet nga Qato i cili ndëshkohet me të verdhë.
49’ Vllaznia rrezikon përsëri me Jagon nga e majta, gjuajtja e brazilianit devijohet në këndore nga Teqja. (VIDEO)
47’ Menjëherë rrezikshëm shkodranët me një gjuajtje me kokë të Balajt që ndalet nga Teqja.
46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Vllaznia, ku Kastrati dhe Kallaku hyjnë në fushë në vend të Bajramit dhe Muratajt.
45’+4’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Dinamos.
45′ Jepen 3 minuta shtesë.
44’ Qato merr një top të mirë në pozicion ballor, por fluturon sferën mbi traversë. (VIDEO)
39’ Mala nga e majta pason në qendër për Balajn, ky i fundit nuk ia del të devijojë pak hapa larg portës së bluve.
35’ GOOOL DINAMO! Bregu nga e majta lëshon një gjuajtje që befason Jukajn dhe u jep avantazhin bluve. (VIDEO)
34’ Bregu nis një top të gjatë për Nani, gjuajtja e këtij të fundit me kokë sjell pritjen e Jukajt. (VIDEO)
31’ Pas një goditje këndi të Dinamos, Beqja e kthen topin në qendër, por Jukaj është i vëmendshëm dhe kontrollon në ajër.
26’ Një harkim në zonë nga e djathta nuk arrihet nga Murataj në shtyllën e dytë me mbrojtjen që largon.
24’ Lorran nis topin në thellësi për Bregun, Jukaj del dhe mbërthen sferën.
19’ Murataj tenton të gjejë golin që nga mesfusha me një gjuajtje që befason Teqjen, por që kalon mbi traversën e portës së bluve. (VIDEO)
19’ Mala provon të hyjë në zonë, por shtyn topin më shumë se duhet dhe e çon në duart e Teqjes.
12’ Pas një starti të vrullshëm të Vllaznisë është Dinamo që merr iniciativën e lojës duke zhvendosur pak nga pak lojën në gjysmëfushën kundërshtare.
6’ Tenton edhe Bregu me një gjuajtje nga larg, sfera nuk gjen portën.
5’ Përpjekje edhe e Malës që të gjuajë nga distanca, por Teqja është në pozicion.
4’ Qato mundohet të gjejë golin me gjuajtje nga distanca, sfera shkon lehtë te Teqja.
2’ Menjëherë agresive Vllaznia me harkime në zonë, duke kërkuar që të gjejë hapësira për të rrezikuar portën e Dinamos.
1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.
FORMACIONET ZYRTARE
DINAMO: Teqja, Aliji, Beqja, Meksi, Lorran, Gudiabi, Karamba, Nani, Vila, Bregu, Guindo
Trajner: Ilir Daja
VLLAZNIA: Jukaj, Gurishta, Kuros, Gjini, Bajrami, Jago, Dros, Qato, Mala, Murataj, Balaj
Trajner: Edi Martini
PANORAMASPORT.AL













