VIDEO/ Dinamo e shiti në dhjetor pasi fitoi Superkupën, mesfushori jep asist perfekt në Superligën turke
Ndeshja mes Gaziantep dhe Trabzonspor në Superligën turke nuk kishte vetëm Ernest Muçin si protagonist të njohur për sportdashësit shqiptarë. Në fushë ka qenë protagonist edhe një tjetër lojtar i cili deri pak javë më parë ishte pjesë e Dinamos në Superiore.

Karamba Gasama, mesfushori 21-vjeçar nga Gambia, i dha lamtumirën futbollit shqiptar në fundin e dhjetorit, pasi u transferua nga radhët e bluve te Gaziantep pak ditë pasi kishte festuar me ta edhe fitoren e Superkupës së Shqipërisë. Ai nisi të luante menjëherë në radhët e klubit turk dhe të fitonte minuta, duke i nisur ndeshjet edhe si titullar.
I tillë ka qenë edhe në takimin e sotëm, duke u bërë protagonist te goli i avantazhit të përkohshëm 1-0 të ekipit të tij në minutën e 22-të. Gasama u nis me një sprint të shpejtë në të majtën dhe më pas dha një asist perfekt per Bajo, i cili çoi lehtësisht topin në rrjetë me Onana si spektator.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL













